Ditën e sotme Britania ka shënuar një rekord prej 1,610 vdekjesh të reja nga koronavirusi, duke shënuar kështu ditën me bilancin më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.
Numri i të vdekurve sot shënon një rritje 30 për qind nga 1,243 vdekje të raportuara javën e kaluar.
Kjo është hera e tretë brenda një muaji që Britania ka regjistruar një numër rekord të viktimave ditore, ndërsa kombi lufton me llojin super-infektiv të Kentit dhe spitalet janë mbingarkuar.
Dita më e keqe në pandemi ishte 13 janari, kur virusi vrau 1,564 njerëz në një periudhë të vetme 24-orëshe.
Ndërkohë u raportuan 33,355 raste të reja me koronavirus. Pavarësisht kufizimeve dhe bllokimit të Britanisë së Madhe shifrat vijojnë të jenë të larta.