Aktualitet 7 Tetor 2018, 14:46

Rekordmeni i korrupsionit i trembur e i çoroditur, s’po le teqe e xhami pa ia treguar “mëkat-fytyrën” e vë

Shkruar nga Pamfleti
Rekordmeni i korrupsionit i trembur e i çoroditur, s’po le teqe e

Të korruptuarit shqiptarë në pritje të eleminimit iu janë drejtuar vendeve e njerëzve të Shenjtë. Nga Papa, kisha, xhami e teqe, s’po lënë vend pa trokitur. Sidomos rekordmeni i korrupsionit Ilir Meta, i cili këtë herë i është drejtuar teqesë së Prishtës.

Tani është e kuptueshme nga të gjithë se do të penalizohen nga Reforma në Drejtësi dhe në këto kushte vijojnë orvatjet për të gjetur sadopak qetësi në shpirtrat e tyre të krimbur.

Tashmë janë mbledhur faktet e krimeve të tyre dhe meqë s’po gjejnë shteg janë zhytur në krizë morale.

Politika amerikane e ka vënë përpara banditizmin aktual politik shqiptar, që vjen nga korrupsioni. Ndaj “krerët”, që dërrmuan keqas këtë popull për interest e tyre po e mbyllin karrierën në mënyrën më të shëmtuar.

Të trembur e të çoroditur deri në marrëzi, se s’ka si të shpjegohet ndryshe kurajoja e tyre për t’ju drejtuar “Zotit”.

E gjithë kjo vetëm i bën akoma më shumë grotesk dhe nxjerr në pah mëkat –fytyrën e tyre të vërtetë.

 

Kryesore Ilir Meta teqe