Aktualitet21 Tetor 2018, 12:01

“Rekordmeni” i korrupsionit Ilir Meta një hap larg arrestimit vijon me përdhosjen e vendeve “të shenjta”

Shkruar nga Pamfleti
“Rekordmeni” i korrupsionit Ilir Meta një hap larg arrestimit

“Rekordmeni” i korrupsionit Ilir Meta vijon përdhosjen e vendeve “të shenjta” me praninë e tij. Sot ai ka marrë pjesë një meshë në kishën e Bizës.

“Sot në kishën e Bizës duke ndjekur Meshën e drejtuar nga Padre Serxhio. Zoti i ndihmoftë të gjithë shqiptarët”, shkruan Meta.

Edhe ne themi  “Zoti” të ndihmoftë ty Ilir Meta!

Problemet e Metës me fenomenin e korrupsionit datojnë që në vitin 2000 kur asokohe ai ishte Zëvendëskryeministër i Qeverisë “Majko”.

Afera e cila bëri shumë bujë kishte të bënte me blerjen fiktive të disa vagonave të trenit dhe abuzimi llogaritej mbi 2.5 milionë dollarë, ndërsa realisht ato rezultuan të ishin dhuratë e qeverisë austriake. Çështja u arkivua.

Në ditët e para të Janarit 2011, u transmetua një videopërgjim i një bisede mes Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifit dhe Ilir Metës që asokohe mbante postin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme. Meta shfaqej në pamje duke i dhënë porosi të natyrës korruptive vartësit të tij për tendera që kishin të bënin me energjinë. Ngjarja ishte një skandal shumë i madh dhe Ilir Meta u detyruar të jepte dorëheqjen nga postet e tij, ndërsa prokuroria ngriti akuza ndaj Metës për korrupsion. Pikërisht për atë çka u shfaq në videopërgjim, opozita e drejtuar asokohe nga Edi Rama, organizoi protestën e dhunshme të 21 Janarit ku si pasojë e përballjes së turmës me oficerët e Gardës së Republikës që mbronin Kryeministrinë, mbetën të vrarë 4 protestues. Çështja degjeneroi në një hetim nëse video e shfaqur para syve të shqiptarëve ishte apo jo e manipuluar.. Video u hodh poshtë si e pavërtetë.

Ilir Meta është akuzuar nga vetë avokatët e shtetit shqiptarë si person i cili ka përfituar miliona euro nga transaksionet financiare mes CEZ dhe KESH përmes kompanisë së mbledhjes së borxhit DIA që zotërohej nga Kastriot Ismailaj.

Shto më tej afera të pastrimit të parave, shfrytëzimit të pasurive natyrore si kromi apo guroret.

Meta si asnjëherë tjetër është vetëm një hap larg arrestimit. Me ngritjen e SPAK dhe BKH merr fund edhe “epoka” e bandës “me kollare”, që rrënoi Shqipërinë.

Aktualitet Ilir Meta