Politike13 Qershor 2019, 07:49

Rendi i ditës/ Parlamenti mblidhet sot për të nisur procedurat për shkarkimin e Metës

Shkruar nga Pamfleti

Sot Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare që është e pazakontë për politikën shqiptare në këto 28 vjet demokraci. Sot do t’i hapet rrugë mocionit me debat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kujtojmë se kjo kërkesë iu dërgua kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Kjo nismë e PS vjen si pasojë e anullimit të zgjedhjeve nga Meta, i cili gjykoi se nuk mund të kishte zgjedhje në 30 qershor me arsyetimin se kishte informacione për përplasje civile dhe se në Shqipëri duhet të ketë zgjedhje e jo votime ku në proces merr pjesë vetëm një parti.

Debatet dhe kriza politike, bashkangjitur dhe me krizën institucopnale në drejtësi me mungesën e Gjykatës Kushtetuese, po pengon edhe të ardhmen  evropiane të Shqipërisë, që është duke pritur hapjen e negociatave me BE-në.

Rendi i ditës në Kuvend:


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike