RENEA i rrethoi shtëpinë, i moshuari iu hap zjarr me ‘Shotgun’ për të mbrojtur vrasësit, si ndodhi përplasja me armë në Divjakë

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri mes forcave të RENEA-s dhe banorëve në fshatin Remas të Divjakës. Mësohet se një i moshuar 78 vjeç ka hapur zjarr me Shotgun ndaj forcave policore. Këto të fundit i janë përgjigjur po me plumba, duke e lënë të plagosur në kokë të moshuarin.



Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një aksioni të forcave RENEA. Këta të fundit kishin rrethuar shtëpinë e të moshuarit, pasi dyshonin se aty fshiheshin dy persona me rrezikshmëri.

Të njëjtat burime thonë se i moshuari ka dalë me Shotgun në dorë dhe ka bërë rezistencë. Në ato momente forcat e policisë i janë kundërpërgjigjur.