Rënia e Euros, strategji mafioze e qeverisë për të rritur borxhin në favor të oligarkisë klientelë

 Dhe s’ka shqiptarë që se di çfarë bëhet me borxhin, ju thjesht do të paguani më shumë taksa, por lekët s’do i shikoni kurrë, pasi ata tashmë i ka kaparuar Vilma Nushi, që nga shitëse cigaresh po chekapon dynjanë për 120milion dollarë, Majlinda Fetiu që nga banakiere që servirte raki në një periferi të Beratit, tani po u pastron gjakun disa fatkeqëve për 86milion dollarë, Ilir Rrapaj nga muratori, që i mori përsipër banjon avokatit mashtrues Engjëll Agaci kur jetonte në Romë, por që s’i doli koha as ta kryente, pasi iu desh të merrej me sterilizimin e sallave të kirurgjisë për 100milion dollarë.

Edi dhe Enveri nuk dinë gjë, fajin e ka Gentian Sejko!



Ky do të jetë fundi i guvernatorit mendjelehtë e të paeksperiencë, që anashkalon specialistët e bankës, për t’iu përgjigjur diletantizmit të piktorit, me premtimin se do e rikandidojë prapë.

Gentian Sejko, pa ndonjë talent të veçantë, ish burokrat parazit siç i ka prodhuar me tonelata sistemi i kalbur financiar i Shqipërisë, koleg me ata që dredhin zingjirët nëpër zyra e japin kredi kundrejt trefishit të kolateralit, për të kërkuar në fund shpirtin, të cilin thonë se e kanë parashikuar me gërma të vogla diku nga mesi i kontratës.

Ky mashtrues me licensë që doli nga asgjëja dhe i ngriti shkallët e karrierës me lëpirje, tashmë ka pushuar edhe gurin edhe arrën në dorën e qeverisë, për t’u dhënë kolpon e fundit dhe atyre të paktëve që punojnë.

 

Kjo është eksperienca virtuoze, nga e cila rrjedh drejtuesi i institucionit më sensitiv, Bankës së Shqipërisë. Ai që lëvron jo vetëm portofolat e qeverisë, olikargëve që e mbajnë për fyti këtë të fundit, shqiptarëve, por tani ka nisur të fusë duart edhe në portofolat e bebeve në barkun e nënave.

Gentian Sejko, një njeri më se i zakonshëm, i katapultuar si mashë për ditët e vështira dhe jo si njeriu që do duhej të drejtonte në mënyrë të pavarur dhe me profesionalizëm politikat monetare të Shqipërisë, ka ndërmarrë së fundi një operacion të rrezikshëm, që do i kushtojë më shumë se sa karrierën.

Nuk e dimë se sa i ndërgjegjshëm është vetë Genti për këtë, por ajo që cdo njeri me dy pare mend në kokë e kupton, është që po luhet keq fare me fatin e financave të vendit.

Po të bëjmë një analogji për hir të afërsisë me fatin e Greqisë e cila sa kishte dhrahminë dhe pushtetarët e korruptuar, dukej sikur gjërat po i shkonin mirë, kur këta të fundit me ndihmën e ndonjë Genti të rradhës, fusnin duart në politikat monetare të shtetit, për të rregulluar fiktivisht bilancet e brendshme duke i paraqitur Europës raportet siç i kërkonte e duke i zhvatur me miliarda borxhe.

Ditën kur iu bashkuan euros u dolën lakrat dhe shteti shkoi në falimentimin e pashmangshëm.

Grekët asokohe kishin akoma ishujt, për të larë borxhet, po ne ça na ka mbetur akoma pa dhënë që kur të vijë dita ta lëmë peng?

E sigurtë që as sharmi i piktorit dhe as truri i Gentit nuk do të mjaftojnë.

Shkatërrimi i euros dhe forcimi i lekut, fiktivisht dhe me 10% në as dy muaj po bëhet me qëllimin e pastër, që qeveria të nxjerrë në bilancet e saj drejtuar institucioneve ndërkombëtare, një prodhim të brendshëm bruto(PBB), i cili llogaritet në lekë, disa përqind më lart.

Duke bërë këtë automatikisht edhe përqindja e borxhit kundrejt këtij të fundit do të jetë më e ulët se niveli i lejueshëm i tij. Pra me një gurë vrasim dy zogj, edhe rrisim pasqyrat financiare, edhe paraqesim rritjen ekonomike si punë e ndritur e qeverisë dhe tigrit të financave, ndërkohë nga ana tjetër hapen kanalet për të përthithur akoma më shumë borxh, që deri në këto momente janë mbyllur për shkak të nivelit të lartë të këtij të fundit.

Dhe s’ka shqiptarë që se di çfarë bëhet me borxhin, ju thjesht do të paguani më shumë taksa, por lekët s’do i shikoni kurrë, pasi ata tashmë i ka kaparuar Vilma Nushi, që nga shitëse cigaresh po chekapon dynjanë për 120milion dollarë, Majlinda Fetiu që nga banakiere që servirte raki në një periferi të Beratit, tani po u pastron gjakun disa fatkeqëve për 86milion dollarë, Ilir Rrapaj nga muratori, që i mori përsipër banjon avokatit mashtrues Engjëll Agaci kur jetonte në Romë, por që s’i doli koha as ta kryente, pasi iu desh të merrej me sterilizimin e sallave të kirurgjisë për 100milion dollarë.

Opozita kuptohet me skeletët e vet në raft, por dhe me një grumbull analfabetësh të thatë në ide e profesionizëm, ka kapur atë kauzën e drogës si forma më e lehtë për t’ia servirur barkut të popullit dhe ngaqë s’janë në gjendje të artikulojnë asgjë që kalon më shumë se dy fjali ngrihen e bijnë më të.

Shqipëria po shkatërrohet nga padituria, djallëzia, babëzia për pushtet e dy palëve dhe për këtë dy palët kanë zënë e ia vënë fajin drogës, para dhe pas Saliut.

Paratë e drogës, janë një problem më vete, por nuk mund ta ndikojnë një monedhë për dy muaj në këtë nivel edhe sikur Kolumbia të derdhej në Shqipëri.

Kjo thjesht po kthehet më shumë në një legjendë urbane, që po i intereson më shumë pozitës e cila është bërë eksperte në lënjen e fajit kopil. 

Por për këdo që kupton, këtu duket pastër që është vetëm vullneti atyre që kanë në dorë politikat financiare, për ta shkatërruar euron në këtë pikë.

Dhe në vend që opozita të qahet nga mëngjesi deri në darkë para zyrës së Fatmir Xhafës, bën mirë ta mbajë vrapin te banka e Shqipërisë e cila po dirigjon shkatërrimin e ekonomisë, jo se janë vetë më të mirë, por statusi që kanë i lejon ta gozhdojnë brenda Gentin dhe mos ta lënë të marrë më urdhëra ordinere nga piktori dhe tigri i tij largpamës.

I paafti Arben Ahmetaj nga halli se sapo piktorit t’i rrezikohet pak pushteti nga injoranca e përbashkët, mund ta shkundë nga brekët, si shumë tjerë para tij, ka hedhur në treg hilenë e fundit. Shkatrrimin e Euros!

Dhe këtë ja ka shitu piktorit si gjetje. Dhe kur piktorit punët e veta si shkojnë mirë, e ka vest ë gjejë një armik. Kësaj rradhe armiku është euro. Pra xhepat tonë. 

I paqartë si gjithmonë për substance por vetëm për formën, taktika e propozuar nga tigri I ngjau gjeniale dhe me thupër në dorë urdhëruan Gentin ta zhelosë Euron. 

E gjitha kjo mund të duket idjotësi siç edhe realisht janë, por fatkeqësisht këto idjotë kanë fatin e një kombi në dorë dhe kur të vijë dita e llogarisë nuk do ta kemi ngrënë vetëm ne si popull, por edhe Gentjan Seiko, firmën e të cilit mban  i gjithë operacioni i pamundur me manipulimin e bilanceve.

Dhe dihet ajo punë, fajin nuk e ka piktori./Pamfleti