Showbiz 6 Gusht 2019, 19:38

Rënia e juanit: Pse monedha e Kinës po dobësohet?

Shkruar nga Pamfleti
Rënia e juanit: Pse monedha e Kinës po dobësohet?

Rënia e juanit: Pse monedha e Kinës po dobësohet?

Monedha e Kinës është dobësuar në pikën e saj më të ulët në më shumë se një dekadë, duke bërë që SHBA të etiketojë Pekinin si një manipuluese të saj.

Juani nuk tregtohet lirshëm dhe qeveria kufizon lëvizjen e saj ndaj dollarit amerikan. Për dallim nga bankat e tjera qendrore, PBOC nuk është e pavarur dhe përballet me pretendime për ndërhyrje kur ndodhin lëvizje të mëdha në vlerën e saj.

Ekonomisti Julian Evans-Pritchard tha duke lidhur zhvlerësimin e juanit me kërcënimet më të fundit tarifore, PBOC “ka armatosur në mënyrë efektive kursin e këmbimit, edhe nëse nuk po dobëson në mënyrë proaktive valutën me ndërhyrje të drejtpërdrejtë”.

Një juan më i dobët i bën eksportet kineze më konkurruese, ose më të lira për tu blerë me valutat e huaja. Nga këndvështrimi amerikan, shihet si një përpjekje për të kompensuar ndikimin e tarifave më të larta në importet kineze që vijnë në Amerikë. Kjo shfaqet si një fitore për konsumatorët në të gjithë botën të cilët tani mund të blejnë më lirë produktet kineze.

Po. Në vitin 2015, banka qendrore e Kinës shtyu monedhën në kursin e saj më të ulët ndaj dollarit amerikan në tre vjet, pjesërisht për t’u marrë me lehtësimin e rritjes. Banka qendrore tha që masa ishte krijuar për të mbështetur reformat e tregut.

Manipulimi i monedhës nga Kina ose ndonjë vend tjetër shihet të vijë rregulla të tregtisë globale duke dhënë përparësi të padrejta konkurruese. Një vend e bën këtë duke fryrë artificialisht kursin e tij të këmbimit.

Mund të jetë krijuar për të bërë eksportet më konkurruese, për të shmangur inflacionin ose për të zvogëluar hyrjet e kapitalit. Një shkrim i Laurence Howard  tha se manipulimi i monedhës ka “efekte serioze në tregun global”.

“Rreth globit, manipulimi i monedhës është ndoshta përgjegjës për miliona vende pune të humbura në Shtetet e Bashkuara dhe një numër më të vogël, por akoma të rëndësishëm në Evropë,” shkroi z. Howard.

Analistët parashikojnë se monedha juan do të dobësohet më tej. Strategu Edward Moya tha se zhvlerësimi i vazhdueshëm i juan duhet të ndërptitet”. Ekonomia botërore tani pret që vlera e juanit të jetë në 7.30 për dollar amerikan, krahasuar me parashikimet e mëparshme prej 6.90.

Përshtati në shqip/Pamfleti (BBC NEWS)

Kuriozitete Rënia e juanit: Pse monedha e Kinës po dobësohet?