Anti-Mafia 9 Gusht 2019, 12:16

Retro / Ilir Meta: Më bëni gati qelinë më të errët dhe të lagësht

Shkruar nga Pamfleti
Retro / Ilir Meta: Më bëni gati qelinë më të errët

Retro / Ilir Meta: Më bëni gati qelinë më të errët dhe të lagësht

Rrëfimi i Ilir Metës para deputetëve pasi u kap me bllokun e zi të pazareve në dorë në zyrën e Dritan Priftit, si u viktimizua para Topallit. A do kërkojë sërish qeli të errët kur të dalë para SPAK-ut?

 

Në 14 shkurt të vitit 2011, Ilir Meta, në atë kohë zëvëndëskryeministër dhe ministër Ekonomie, doli para Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, duke dhënë versionin e tij të rremë për video-skandalin, ku u kap gafil me bllokun e pazarit në dorë në zyrën e Dritan Priftit. Meta kishte shkuar në prokurori tek Ina Rama, por prokurorët i kishin thënë se nuk e procedonin dot, pasi kishte imunitet. Në këto kushte, Meta i drejtohet Kuvendit për t’i hequr imunitetin, në kuadër të lojës së ndyrë me Berishën, për t’i shpëtuar burgut, përmes ushtarëve të Berishës në Gjykatën e Lartë, sot të gjithë të ‘djegur’ nga Vetingu si të korruptuar.  Pra, hajdut i pasurive publike, por kërkonte të paraqitej para shqiptarëve si njeri i ndershëm dhe që përballej me drejtësinë, jo si Basha dhe Mediu, që shpëtuan me procedurë. Meta këmbëngulte gjithë kohës të merrte pafajësi me vendim dhe jo me procedurë, duke mohuar veten në videon e pazarit. Dhe kështu ndodhi.

Në një moment, gjatë rrëfimit të tij para deputetëve dhe Jozefina Topallit, Meta e lëshoi veten dhe u viktimizua. Meta i kërkoi Kuvendit që të përgatiste qelinë më të errët dhe me lagështirë, nëse do të shpallej fajtor. Meta tentoi të zgjonte një ndjenjë keqardhje dhe mëshire tek deputetët dhe një pjesë e shqiptarëve, duke e paraqitur veten si viktimë të një komploti. E gjitha ishte një teatër dhe një tallje nga dy kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Po a do mund të tallet dhe të kërkojë mëshirë Ilir Meta kur të dalë para SPAK-ut, për pastrim parash, pasuri të paligjshme, mashtrim me pasurinë, falsifikim kontratash etj? Kjo mbetet për t’u parë.

Në 14 shkurt të 2011, Meta tha para Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet: “Do të bëjnë çdo gjë që Prokuroria të mos dalë e të thotë nëse Ilir Meta ka kërkuar 700 mijë euro për veten e tij apo në rast se ky është një manipulim, për të siguruar një skenar dhune për të përmbysur një qeveri legjitime me dhunë. I vetmi favor që do t’ju kërkoja juve zonja Kryetare e Parlamentit dhe kësaj mazhorance është ky: në rast se Prokuroria konfirmon këto akuza mbi të cilat ka ngritur edhe këtë procedim penal, atëherë unë do të kërkoja ta vuaja dënimin në qelinë më të errët, pa drita, më me lagështirë që ndodhet në Shqipëri. Por natyrisht jam i bindur se duke dalë e vërteta do të jenë ata të tjerët që do të marrin kostot e këtij manipulimi skandaloz, të jashtëzakonshëm që nuk është bërë për të dëmtuar vetëm një njeri, por që është bërë për të shkatërruar institucionet në këtë vend, për të shkatërruar normalitetin demokratik në këtë vend, për të ndërprerë proceset integruese në këtë vend, për të ardhur në pushtet me dhunë me manipulime dhe me korrupsion në këtë vend. Unë besoj se atë favorin që unë kërkova do të ma plotësoni në rast se Prokuroria do të konfirmojë këto akuza. Tjetra, duke pasur bindjen se Prokuroria do të jetë në presion të vazhdueshëm për të mos i dhënë përgjigje çështjes bazuar mbi të cilën ajo ka nisur këtë hetim, që është pikërisht kaseta e “Fiks Fare”, nëse ishte apo jo një montim televiziv, unë kërkoj që Parlamenti ta ndjekë nga afër. Dhe nëse Prokuroria vonohet, Parlamenti i ka të gjithë instrumentet për të bërë një ekspertizë përsëri të plotë të thelluar të detajuar, sepse besoj se ekzistojnë të gjithë parametrat shkencorë për të realizuar këtë gjë”./Pamfleti

Anti-Mafia Ilir Meta Më bëni gati qelinë më të errët dhe të lagësht Retro