Aktualitet14 Shtator 2019, 22:20

Retro/ Kur Blushi ishte i Parlamentit e jo i Vjollcës, si e ironizonte Berisha: Je xheloz për Ramën, po me karar se do shkosh

Shkruar nga Pamfleti
Retro/ Kur Blushi ishte i Parlamentit e jo i Vjollcës, si e ironizonte

Një nga momentet më argëtuese të Parlamentit ishte kur ish-kryeministri Berisha dilte dhe fliste në foltore, sidomos në kohën kur Rama erdhi në pushtet. Pikant dhe i paharrueshëm është kur Berisha i përgjigjet akuzave të Blushit si ndaj tij, ashtu edhe ndaj Ramës me një ironi të hollë edhe therrëse.

Ishte seanca e fundit parlamentare përpara zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2017, kohë kjo kur Blushi i kishte dalë hapur kundër kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ish-kryeministri Berisha iu përgjigj atëherë me humor akuzave të Ben Blushit për paktin Rama-Basha. Ai tha se Blushi është xheloz dhe aty ku ka xhelozi ka dashuri. Sipas Berishës, Blushi kishte xhelozi për Ramën. Ai madje nuk nguroi asokohe t’i japë edhe një këshillë si mjek.

“Ishte një marrëveshje sipas së cilës nuk do të kishte asnjë fjalim dhe unë do t’i përmbahem kësaj. Nuk do të komentoj marrëveshjen, pasi jam shprehur një herë që është ëin, ëin story.

Jam mjek dhe asgjë nuk më shqit mua nga ndjenjat dhe psikologjia. Duke të dëgjuar ty, konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Tani si mjek po të shpjegoj se xhelozia është një ndjenjë që lind të dashuri.

Dhe personi që ti dashuron preferon dikë tjetër. Më përmallove Blush kur recitove Nolin. Tani këshilla: Mos harro asnjëherë se është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë. Por xhelozia shkatërron dashurinë. Prandaj me karar se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole”, tha Berisha.

Dossier