Aktualitet19 Gusht 2019, 15:28

Rezarta Shkurta & Ermal Hoxha, jeta mes luksit të shfrenuar dhe shpenzimeve pa kufi

Shkruar nga Pamfleti
Rezarta Shkurta & Ermal Hoxha, jeta mes luksit të shfrenuar dhe

Nuk janë ndarë për asnjë moment që kur Ermal Hoxha ka dalë nga burgu dhe duket se Rezarta po mundohet të zëvendësojë çdo minutë që ka kaluar e vetme gjatë kohës që nuk e ka pasur pranë bashkëshortin e saj.

Kështu pas reklamimit të dhuratave të çmuara, festave ku kanë marrë pjesë dhe dedikimeve për dashuri të zjarrtë, ka ardhur rradha e reklamimit të shtëpisë dhe luksit ku çifti jeton.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë në Instastory disa video nga shtëpia e tyre, ku kanë organizuar një festë mes miqsh. Nga pamjet bie në sy luksi ku jetojnë, pishina gjigande, oborri dhe stili modern i jetës.

Sa për detajet e festës, Rezarta nuk ka nevojë të postojë gjë. Çifti Shkurta-Hoxha është i njohur për festat e shfrenuara ku nuk mungon droga, pijet dhe qejfet e tjera të luksit./Pamfleti/

Kryesore jeta mes luksit të shfrenuar dhe shpenzimeve pa kufi Rezarta Shkurta & Ermal Hoxha