Anti-Mafia14 Tetor 2019, 11:01

Riciklimi/ “Drejtësia” në Shqipëri, një nyje e forte nepotike        

Shkruar nga Pamfleti
Riciklimi/ “Drejtësia” në Shqipëri, një nyje e

Riciklimi/ “Drejtësia” në Shqipëri, një nyje e forte nepotike        

E ka shpërblim nga Arta Marku/ Zëvendësimi zyrtarëve të drejtësisë së vjetër, me familjarë në drejtësinë e re; është dhënë si provë nga Dr. Frojda Shqarri; e cila, pas 10 vitesh punë si eksperte drejtësie në disa institucione të larta shteti; një nga të cilët, është dhe përgatitja e prokurorëve e gjyqtarëve të rinj; po rikthehet edhe vetë studente, për t’u bërë prokurore, si vëllai prokuror në Vlorë dhe si kunata kryeprokurore në Durrës

Në 80% të strukturës; drejtësia aktuale në Shqipëri, është një rrjet me lidhje e nyje të afërta dhe të forta nepotike, përbërë nga gjyqtarë e prokurorë, vëllezër e motra; kunetër e kunata, krushq, baxhanakë, prindër e fëmijë, dajo, mbesa, nipër, nuse e dhëndurë; madje edhe brenda një rrethi gjyqësor e  një sektori.

“Fshesa” e procesit të “Veting”-ut, po nxjerr jashtë sistemit shumë prej tyre; mirëpo ata që hiqen, zëvendësohen nga familjarë të tjerë; gjë që është evidente, në listat e reja nepotike, të studentëve të Fakultetit Juridik e Shkollës së Magjistratuirës, të miratuara nga Bordi ”Zaganjori” dhe nga KLP e KLGJ.

Të bënë përshtypje, fakti që gjithë “fituesit”, sundentë për juristë, prokurorë e gjyqtarë, janë mbiemra të mirënjohur të shefave të drejtësisë së vjetër, të prokurorëve e gjyqtarëve aktualë, të këtyre 30 viteve të fundit; më saktë, janë fëmijë, bashkëshortë, vëllezër, motra, nipër e mbesa të tyre.

Nuk paragjykojmë, aftësitë që ata kanë patur e kanë për të fituar konkurset, por “çudia” është, se në 90% të listës, kanë fituar vetëm familjarë të shefave dhe zyrtarëve të drejtësisë së vjetër, madje edhe familjarë të afërt, të shefave të drejtësisë së re, KLP, KLGJ, KED, KPK e KPA.

Shembull interesant, është rasti i kandidates fituese të konkursit, Fjorda Shqarri, kunata e krye-prokurues-Durrës, Anita Jella dhe motra e prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri; e cila është me gradën “Doktore Shkencash Juridike” dhe pedagoge me kohë të plotë, në Fakultetin Juridik; por KLP e ka miratuar edhe studente në Shkollën e Magjistraturës për degën “Prokurore, ku ajo jep leksione si e ftuar. Komentet t’i bëjë lexuesi./Pamfleti

Anti-Mafia drejtësia në SHqipëri një nyje e forte nepotike Riciklimi