Aktualitet24 Qershor 2018, 15:10

Rihapet dosja, si ia futi Hajdin Sejdia dhe Saliu, Fatos Nanos dhe si ia futi Saliu dhe Hajdini shqiptarëve me firmat piramdial

Shkruar nga Pamfleti
Rihapet dosja, si ia futi Hajdin Sejdia dhe Saliu, Fatos Nanos dhe si ia futi

Rihapet dosja, prokuroria kërkon të shfuqizohet “Amnistia e 9 marsit 1997”

Pas “litarit” të dosjes “Hajdari”, misterit të “vdekjes” së papritur të sekretares personale (besnike) Linda Ihsani, pas pendimit të Arben Sefgjinit për dosjen “Remzi Hoxha”, një tjetër “litar” krimesh ka nisur “t’i mblidhet” Sali Berishës, i klasifikuar si krimi më i rëndë që ky shtetar barbar, i ka bërë në 27 vitet e fundit popullit, shtetit, vendit dhe ekonomisë kombëtare!

Bëhet fjalë përhapjen e dosjes së krimeve të Sali Berishës me Hajdin Sejdinë, personazh që rinorët e PD, PS e LSI nuk e njohin dhe nuk e dinë se çfarë zullumesh ka bërë në vitet 1992-1996, por Klevisi i Fahriut mund të pyes babin, që takohej shpesh me Hajdin Sejdin kur ishte Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Maqedoni, por edhe Luli e di më mirë se ka qenë 18 vjeçar në atë kohë, kur vjehrra e tij kalonte çeqet e firmës “VEFA” në llogaritë e Hajdinit në Zvicër, Gjermani, Shtetet Arabe, Kosovë, Austri, Holandë, Rusi, Serbi, Afganisatm. Irak, Siri, Libi e Indi.

Sipas dosjes që po rihapet, viktima e parë e skenarit Berisha-Sejdia, ishte asgjësimi politik i Fatos Nanos dhe kjo u realizua nëpërmjet shërbimeve sekrete serbe dhe ndërmjetësiën e Ramiz Alisë, duke atashuar Hajdin Sejdin, si Krye-këshilltar ekonomik-financiar të Fatos Nanos, në atë kohë kryemininistër dhe ky skenar doli me sukes, pas letrave korruptive që i përgatiti Hajdin Sejdia, të cilat e çuan në burg pas marrjes së pushtetit nga Sali Berisha.

Pasi ia futën Fatos Nanos, Sali Berisha e emëroi Hajdin Sejdin si Krye-këshilltarin e tij ekonomik-financiar në qevri e presidencë, me të cilin sajuan dhe miratuan qindra VKM, ligje e urdhëresa shtetërore, për të justifikuaur palçkitje sheshesh ndërtimi, lulishte, toka, pyje, bregdetin, lumenjtë, ndërrmarjet shtetërore dhe drejtësinë me “Kursin e Plepave”.

Pasi e dekoroi Hajdin Sejdin me “Medalje Ari për ide të shquara dhe kontribute të mëdha në zhvillim e kapitalizmit në Shqipëri”, Sali Berisha që ia futi Fatos Nanos, vendosi t’ua fuste dhe shqiptarëve, duke aktivizuar Hajdin Sejdin, që përveç firmës së tij piramidë hajdute “Iliria Holding”, të niste krijimin e sistemit të firmave piramidale financiare në Tiranë, Kukës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vlorë, Tepelenë, Sarandë, Gjirakastër, Berat, Korçë, Fier e Përmet, për të zhvatur financat dhe pasuritë e shqiptarëve.
Tani pas 25 vitesh, dosja e super-krimit “Berisha-Sejdia” është rihapur prej Prokurorisë së Përgjithshme e cila ka kërkuaar shfuqizimin e amnistinë false e të dekretuar “Berisha-Nano”, nënshkruar nga partië politike shqiptare, në pazarin e 9 marsit 1997.

Rihapja e kësaj dosjeje, synon të zbardh të vërtetën e skemës kriminale “Berisha-Sjedia” me firmat piramidale financiare, që çoi në shkatërrimin e vendit, shkrumbimin e zyrave të shtetit dhe 3000 jetë të humbura nga lufta e armatosur e pushtetit “Berisha” ndaj popullit dhe mes vetë shqiptarëve të armatosur pas hapjes të depove të ushtrisë!

Aktualitet