Aktualitet11 Mars 2019, 12:19

“Rikthimi i policisë ka kosto financiare”, Sandër Lleshaj: Tifozët duhet të identifikohen në hyrje të stadiumi

Shkruar nga Pamfleti
“Rikthimi i policisë ka kosto financiare”, Sandër Lleshaj:

"Rikthimi i policisë ka kosto financiare", Sandër Lleshaj: Tifozët duhet të identifikohen në hyrje të stadiumit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në fjalën e tij të mbajtur në takimin e organizuar për zgjidhjen e problemeve të futbollit shqiptar, deklaroi se rikthimi i policisë ka kosto financiare.

Lleshaj shtoi se tifozët duhet që të identifikohen përpara se të futen në stadiume.

“Ne kemi policinë më të vogël në rajon dhe kemi shumë pak policë dhe shumë probleme.

Duhet të ketë faturë që duhet paguar dhe nëse ka kompetenca, ka vështirë të përballojë volumin e sportit në vend dhe na duhen 700 policë për këtë çështje, ka orë shtesë dhe kapacitet shtesë.

Duhet të ndërhyjmë edhe në organizimin pasi janë shumë çështje.

Ne kemi turma në stadium dhe jo individë. Duam tifozë të identifikuar në stadiume pasi nuk do shumë punë”, deklaroi Ministri i Brendshem Sander Lleshaj.

Aktualitet "Rikthimi i policisë ka kosto financiare" Sandër Lleshaj: Tifozët duhet të identifikohen në hyrje të stadiumit