Aktualitet16 Korrik 2019, 15:55

“Rilindja gjen zgjidhje krejt mekanike”, Përparim Spahiu i prekur nga raporti i KE: Për rregullimin e financave, i’u pre

Shkruar nga Pamfleti
“Rilindja gjen zgjidhje krejt mekanike”, Përparim Spahiu i

“Rilindja gjen zgjidhje krejt mekanike”, Përparim Spahiu i prekur nga raporti i KE: Për rregullimin e financave, i’u preu ndihmën shumë familjeve në nevojë

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ndërsa i referohte një raporti të Komisionit Europian, në lidhje me ndihmën ekonomike në vend, ku thuhet se është poshtë kufirit të skajshëm të varfërisë, shprehet se skema ekonomike është denoncuar më parë edhe nga ata.

Në facebook, Spahiu shkruan se “Rilindja, si gjithmonë, gjen zgjidhje krejt mekanike”, dhe si zgjidhjen më të thjeshtë i’u ka hequr shume familjeve në nevojë ndihmën ekonomike, vetëm e vetëm të rregullojë financat.

Postimi i plotë:

E denoncuam dhe me debate mjaft të ashpra skemën e ndihmës ekonomike, ku gjysma e atyre që trajtoheshin me ndihmë e humbën këtë të drejtë.

Rilindja, si gjithmonë, gjen zgjidhje krejt mekanike. Heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të gjysmës që përfitonte, me urdhër, duke harruar se jeta mizerabël e këtyre familjeve sjell kosto më të mëdha për shoqërinë në të ardhmen se sa rregullimi i financave të momentit.

Komisioni Europian raporton se shkalla e varfërisë në Shqipëri arriti në vitin 2018 në 35.2%.

Gjithashtu vihet në dukje se sistemi i mbrojtjes sociale nuk siguron mbrojtje adekuate të personave në nevojë.

Zgjidhja, meqenëse shumë dëgjojmë se opozita nuk ka ofertë për shqiptarë, llogaritja dhe implimentimi i MINIMUMIT JETIK, e premtuar tashmë nga ne.

Aktualitet “Rilindja gjen zgjidhje krejt mekanike” i’u preu ndihmën shumë familjeve në nevojë Përparim Spahiu i prekur nga raporti i KE: Për rregullimin e financave