Aktualitet19 Qershor 2019, 08:51

Ristani ia “fut” rëndë Bashës për lobimin në SHBA me para ruse, në prokurori thotë se s’ka hedhur asnjë firmë

Shkruar nga Pamfleti
Ristani ia “fut” rëndë Bashës për lobimin

Ristani ia “fut” rëndë Bashës për lobimin në SHBA me para ruse, në prokurori thotë se s’ka hedhur asnjë firmë

Ish numri dy i PD për herë të parë e ka ndjerë se prokuroria shqiptare, nën presionin e SHBA që e ka bërë vetë hetimin përmes FBI, e ka seriozisht dhe dikush do të paguajë me burg për këtë krim. Prandaj ia ka lënë tërë barrën e maskarallëkut kryetarit. Ristani jo vetëm që thotë se s’ka firmosur asnjë dokument, marrëveshje apo transfertë parash me askënd, por pohon se nuk di asgjë në lidhje me këto para për lobim, duke e zhytur përfundimisht Bashën

Teksa kanë shumë afër qelinë e burgut, të gjithë në PD po mundohen t’ia lënë fajin njëri tjetrit në lidhje me hetimin penal për lobimin në SHBA, me para ruse.

Një ditë pas thirrjes në prokurori, ditën e sotme ish-sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani është paraqitur vetë pranë organit të akuzës, duke parandaluar marrjen me forcë nga policia.

Ristani, pasi ka dhënë për një orë dëshminë në Prokurori, në një deklaratë për mediat u shpreh se kishte kërkuar provat nga kjo dosje, dhe nuk i ishin dhënë asnjë.

Duke qënë në të njejtën linjë me Bashën dhe PD se ky është një proces i nxitur politikisht, pikërisht në këtë element ia ka “futur” rëndë kryetarit të PD, duke deklaruar se organi i akuzës nuk kishte asnjë dokument me firmën e tij për dhënie apo marrje pagesash.

Ristani për herë të parë e ka ndjerë se prokuroria shqiptare, nën presionin e SHBA që e ka bërë vetë hetimin përmes FBI, e ka seriozisht dhe dikush do të paguajë me burg për këtë krim. Prandaj ish numri dy i PD ia ka lënë tërë barrën e maskarallëkut Lulzim Bashës.

“U paraqita me ftesë të prokurorisë duke më marrë në pozicionin e të pandehurit. U kërkova të më njohin me provat e dosjes, dhe nuk ka asnjë provë.

Nuk kam asnjë dokumentacion me firmë të nxjerrë nga PD apo zyra ime që të ketë të bëjë me dhënie a marrje pagesash.

Nuk kam pasur as kuriozitet për t’u marrë me këtë pune, dhe s’kam as dijeni, mund t’ju konfirmoj se çështja është e nxitur politikisht për të bërë pis PD e mua si ish titullar i kësaj partie.

Në këto kushte, e gjithë çështja ka tjetër qëllim. Nuk më njohën me asnjë dokument, janë duke fluturuar në ajër. Erdha një ditë pas thirrjes sepse kështu e vlerësova”, u shpreh ai.

Ristani jo vetëm që thotë se s’ka firmosur asnjë dokument, marrëveshje apo transfertë parash me askënd në emër të PD apo në emrin e tij personal, por ai thotë se nuk di asgjë në lidhje me këto para, duke e zhytur përfundimisht Lulzim Bashën.

Kreu i PD, ditën e enjte më 20 qershor, nëse shkon për të dëshmuar si i pandehur, do të duhet të përballojë i vetëm tërë akuzën, si firmatari dhe përfituesi i vetëm nga këto pagesa, të dhëna përmes parajsave fiskale nga rusët./Pamfleti/

Kryesore