Aktualitet 2 Prill 2018, 17:43

Robert Ndrenika shpërthen sërish ndaj Ramës: Kryeministri do vetëm PPP

Shkruar nga Pamfleti
Robert Ndrenika shpërthen sërish ndaj Ramës: Kryeministri do

Robert Ndrenika shpërthen sërish ndaj Ramës: Mendjen e ke vetëm tek PPP

Ndërkohë që vijon protesta përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për lirimin e të arrestuarve në Kukës, pas protestës për “Rrugën e Kombit”, një tjetër protestë është zhvilluar edhe nga artistët, lidhur me prishjen e “Teatrit Kombëtar”.

Ndonëse pak ditë më parë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro deklaroi se nuk ka ende një vendim për godinën e “TK”, kjo nuk është marrë parasysh nga aktorët që vijojnë protestat e tyre.

Aktori Robert Ndrenika tha se duhet të presin, pasi sipas tij kjo godinë mund të qëndrojë edhe 70 vite, ndërsa kërkoi mendimin e presidentit dhe nuk kurseu ironinë ndaj Kryeministrit Edi Rama.

“Në këtë pikë duam edhe mendimin e Presidentit të Republikës për këtë çështje nëse duhet ta bëjë shteti teatrin apo jo? PPP po të ketë dëshirë le ta bëjë teatro private sa të dojë. Kam mendimin që ne të dashur të presim. Edhe një apo 2-3 vite. Ne nuk e heqim dot, ai do PPP vetë se s’ka nga të vejë (kryeministri). Pasi të PPP ai vetë do vendosim. Kjo godinë mund të qëndrojë dhe 70 vite të tjera pa vendosur edhe një gozhdë. Të paktën të na lërë të qete”–tha Ndrenika.

Aktualitet Robert Ndrenika shpërthen sërish ndaj Ramës: Kryeministri do vetëm PPP