Sport10 Qershor 2018, 18:24

Roland Garros ka ”zot shtëpie”, Nadal koleksionon titullin e 11-të

Shkruar nga Pamfleti
Roland Garros ka ”zot shtëpie”, Nadal koleksionon titullin e

Nuk ka asnjë surprizë, Rafael Nadal fitoi titullin e tij të 11-të në Roland Garros. Spanjolli u përball në finale me Dominic Thiem, një surprizë në turneun e Francës. Numri një i renditjes botërore e mposhti me lehtë si në 3 sete:  6-4 6-3 6-2. Spanjolli nuk hasi aspak në rezitencën e Thiem. 

Nadal kthehet në formën e tij më të mirë pas problemeve që kishte kaluar në vitet e fundit. Spanjolli është ‘mbreti i fushave me dhe, pasi nuk njeh kundërshtar në këtë kategori. Spanjolli nuk kishte kundërshtarin e tij më të madh në këtë turne Roger Federer. Ky i fundit po mendon tërheqjen, pasi mosha bën të veten. 

Spanjolli nuk gëzoi shumë pas fitores së turneut, pasi është një titull që e ka festuar shpesh. Franca mbetet vendi me fat për Nadalin që është ”zot” shtëpie në Roland Garros. Fitimi i turneut të Francës ishte Grand Slami i 17 për spanjollin.  

Sport Rafel Nadal Roland Garros Tenis