

Roma e nisi me fitore kampionatin italian të Serisë A për këtë sezon, duke dëshmuar se është një pretendente për titull. Këtë e vërteton fakti se mori një fitore të vështirë në duelin ndaj Torinos. Ishte pikërisht një “mrekulli” e Edin Xhekos në minutën e 80-të që i dha fitoren Romës në ndeshjen e parë të Serisë A për këtë sezon.
Kështu, në Stadiumin Olimpik të Torinos sfida po i drejtohej fundit me rrjeta të paprekura, kur Justin Kluivert, ngulmoi nga e djathta e sulmit duke i dhënë një trajektore të fortë topit, që përfundoi në këmbët e sulmuesit boshnjak, që finalizoi saktësisht me një goditje të lehtë por të kalibruar dhe të pakapshme për portierin Sirigu.
Ishte plotësisht e ligjshme festa e Xhekos, që preferoi të hiqte edhe bluzën për këtë trepikësh të marrë në frymën e fundit në një fushë të vështirë. Tashmë Roma ndihet e qetë sepse nisi me fitore sezonin e rid he e pret një rivalitet i fortë me uventusin, Napolin dhe Interin në rrugëtimin drejt titullit kampion në Serinë A italiane. /Pamfleti Sport
more recommended stories
Rakitic i bën dalje të gjithëve, qesh me Interin
Gjatë javëve të fundit është përfolur.
Partizani fiton ndaj Flamurtarit, dopietë nga shkodrani Hebaj
Partizani sot ka mposhtur 3-1 Flamurtarin.
“Remuntada” fantastike ndaj Sevilla-s, Messi shënon tripletë
Lionel Messi ka mrekulluar të gjithë.
Skandal në Partizani-Flamurtari, tifozët godasin fotografin
Andi Ribaj shënoi golin e barazimit.
Leave a Comment