Roma negocioi me disa emra të ndryshëm, por Conte, Mourinho dhe Gasperini refuzuan me mirësjellje uljen në stolin verdhekuq.
Një zgjedhje surprizë, por drejtuesit besojnë fort në cilësitë e tij. Flasim për Paulo Fonsekën, portugezin që drejton Shaktar Donetsk prej vitit 2016.
Sipas raportimeve të Sky Sport, klubi italian ka arritur akordin me 46-vjeçarin, i cili pritet të zbarkojë në Romë ditën e hënë për të firmosur më pas kontratën me klubin e ri.
Veshja e Zorros justifikohet me fitoren ndaj Manchester City-t. Ai kishte premtuar se do të vishej si Zorro nëse triumfonte në Champions dhe ia doli.