Sport10 Qershor 2018, 16:58

Ronaldo ka probleme me Real Madrid-in? Portugezi u mbyll gojën të gjithëve

Shkruar nga Pamfleti
Ronaldo ka probleme me Real Madrid-in? Portugezi u mbyll gojën të

Cristiano Ronaldo flitet se ka probleme me ekipin e Real Madrid-it, pasi ende nuk është arritur marrëveshja e rinovimit mes palëve. Lojtari nuk dihet se ku do të vazhdojë të ardhmen, pasi ka PSG-në dhe Juventusin pas vetes, megjithatë në një intervistë për “The Sun” flet për botërorin dhe të ardhmen e tij. 

“Të fitosh Botërorin është arritja më e madhe në karrierën e një lojtari, pasi përfaqëson vendin tënd dhe është e vështirë që t’ia dalësh. Kështu që nëse ne ia dalim, për mua do të ishte maksimumi.

Nëse arrij t’i jap Botërorin vendit tim, për mua do të ishte realizimi i një ëndrre. Shumë njerëz mendojnë se nëse Portugalia ia del në Rusi, unë do të tërhiqem nga futbolli. Por ata gabojnë, pasi unë kam ambicie të mëdha dhe kam ende për t’i dhënë futbollit”, – u shpreh ai. 

Sport Cristiano Ronaldo Portugalia Real Madrid