Sport21 Gusht 2019, 14:55

Ronaldo kundër transferimit të Felix-it, ka një arsye të fortë

Shkruar nga Pamfleti
Ronaldo kundër transferimit të Felix-it, ka një arsye të

Cristiano Ronaldo flet vetëm atëherë kur ka diçka për të thënë. Portugezi e ka bërë diçka të tillë në intervistën e tij të fundit dhe ka prekur një sërë çështjesh shumë të rëndësishme. Ylli i Juventusit ka komentuar ecurinë e merkatos dhe situatat që përballen klubet. Ata duhet të paguajnë miliona euro për futbollistë që nuk kanë treguar veten.

“Fokusi i ekipeve është i përqëndruar te futbollistë me potencial dhe klubet rrezikojnë t’i afrojnë në skuadër. Transferta e Joao Felixit e tregon diçka të tillë. 100 milionë euro janë të nevojshme dhe pse një lojtar mund të mos e ketë treguar veten e tij. Nuk jam dakord me këtë ide, por e respektoj kohën që jetojmë”.

Juventusi pagoi 117 milionë euro për Ronaldon sezonin e kaluar për ta marrë në Torino. Një shifër krejtësisht normale për ditët që jetojmë. Portugezi, pavarësisht moshës, mbetet një nga futbollistët më të mirë në botë.

Sport Cristiano Ronaldo Joao Felix