Sport 6 Korrik 2018, 14:59

Ronaldo te Juventusi? Ekipi anglez, futet “skiç” për ta rrëmbyer

Shkruar nga Pamfleti
Ronaldo te Juventusi? Ekipi anglez, futet “skiç” për ta

Kalimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi mund të jetë lëvizja e dekadës. Kalimi i tij te skuadra italiane ishte thuajse i kryer dhe të gjitha mediet po flisnin për të, por në fakt duket se mund të dështojë. Ekipi i Manchester United është futur “skiç” për të rrëmbyer lojtarin. 

“Marca” i mëshon idesë se Ronaldo do të largohet nga Real Madrid, madje shkon dhe më tej duke zbuluar se lojtari ka bërë 28 telefonatat me Anjelin dhe Marotën gjatë ditëve të fundit. Portugezi do transferimin në Torino, por Juventus nuk është gati të paguajë më shumë se 100 milionë euro.

“The Sun” ka zbuluar se në garë gjatë ditës së fundit ka hyrë edhe Mançester Uniated. Anglezët kanë monituaruar situatën. Murinho ka një avantazh të madh në krahasim me Juventusin, pasi njeh drejtpërdrejt si lojtarin, ashtu edhe Florentino Perez dhe nuk do të ngurronte të ndërhynte vetë në marrëveshje. 

Sport Juventus Ronaldo