alb
alb
Media Online
  • Kreu
  • Aktualitet

    Bushati “në gjurmët” e Spiroaplit, tenton të justifikojë paaftësinë e qeverisë: Përmbytje ka dhe në Amerikë, reshjet kanë qenë dyfish në vendin tonë

    Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal, mbetet i plagosur shoferi

    Grupet e krimit po i kthejnë ndërtesat në Britani në fabrika kanabisi, si “skllavërojnë” emigrantë nga Shqipëria për ti përdoruar si punëtorë

    50 euro për të qethur një person, ‘bëmat’ e Tires nuk kanë të sosur/ ‘Plasin’ denoncimet për Covid-2: Dhamë 4000 €, por babai na vdiq

  • Anti-Mafia
    Prokuroria Tiranë, gati prangat për Julinda Gjikokën, gruaja e Helidon Gjikoka, person në kërkim për grabitijen e resort “Ambla Dhërmi”

    Prokuroria Tiranë, gati prangat për Julinda Gjikokën, gruaja e Helidon Gjikoka, person në kërkim për grabitjen e resort “Ambla Dhërmi”

    Biftekxhinjtë e Dubait, kanë dorëzuar Fletë-Shërbimet për dieta zyrtare; në listë janë 17 qeveritarë e 9 gazetarë

    Skandali / Rama çon marrëveshjen sekrete në Kuvend për vaksinat dhe u kërkon deputetëve ta votojnë pa e lexuar

    Portret familjar/ Si i rropën 'Sheqët' 5 miliardë lekë nga paratë e popullit shqiptar brenda vitit?!

    Portret familjar/ Si i rropën ‘Sheqët’ 5 miliardë lekë nga paratë e popullit shqiptar brenda vitit?!

  • Politike

    Spiropali nuk përmbahet fare dhe “i thur elozhe” Ramës: Skëndërbeu di si të rindërtojë një qytet

    Balla ‘në delir’ të plotë: Fitojmë në 25 prill! LSI po vetëshkatërrohet, PD ka nevojë për riformatim

    Zhupa nxjerr bllof propagandën e Veliajt dhe “ia numëron të gjitha”: Flet për rininë ku u ka dedikuar vetëm 0.07% të buxhetit

    Elitat shqiptare shiten e blihen si qoftet te restoranti i Nusretit në Dubai

  • Bota

    Bilanc negativ i Covid, regjistrohen 2 milion viktima në gjithë botën

    OKB paralajmërim “të frikshëm”: Po shkojmë drejt një ngrohjeje globale të rëndë

    Thyen traditën historike/ Trump largohet nga Uashingtoni ditën e betimit të Biden-it, ja ku pritet të shpërngulet

    10 vjet në kërkim/ Arrestohet shqiptari, e pazakontë mënyra se si policia ra në gjurmët e tij

  • Kosova

    Kosovë/ Lehtësohen masat kundër përhapjes së pandemisë, ja oraret e lëvizjes

    Zgjedhjet në Kosovë/ Hoti-Vjosës: Përpjekja për të orientuar elektoratin e LDK-së tek VV-ja është e dështuar

    EMRI/ I thirrur në Hagë dhe i akuzuar për krime gjatë luftës, gjendet i vdekur afër liqenit të Badovcit

    10 vështirësitë e Kosovës pas 14 shkurtit dhe raportet me Shqipërinë

    10 vështirësitë e Kosovës pas 14 Shkurtit

  • Kronike

    Kishte dalë për gjueti, humb jetën nga një plumb shqiptari në Itali

    Tiranë/ Punëtori bie nga skela, po hetohet për kushtet e punës

    Kamëz, një vajzë dyshohet se është marrë peng

  • Lifestyle
    E pyetën miliarderin Warren Buffett, çfarë është lumturia. Ja si u përgjigj

    Ja si të trajtoni kyçet e fryra të këmbëve me metoda natyrale

    5 arsyet përse nuk duhet ta lini asnjëherë mëngjesin pa ngrënë

    Qumështi i bletës/ Përfitimet, doza e përshtatshme dhe efektet anësore

  • Showbiz
    Granit Xhaka baba për herë të dytë: Familja jonë e vogël po rritet, mezi po presim të të takojmë

    Tifozja e Partizanit kërkon të “shkrijë borën” në Korçë, modelja dhuron spektakël në rrjetet sociale (Fotot)

    Kanye West në vështirësi ekonomike/ Princi Saudit Mohammed i ofron 10 mln dollarë për të kaluar një natë me Kim Kardashian, bashkëshorten e reperit

    Kanye West në vështirësi ekonomike/ Princi Saudit Mohammed i ofron 10 mln dollarë për të kaluar një natë me bashkëshorten e tij

    Melisa nuk paska qenë shumë e panjohur për publikun, ja ku është shfaqur më parë

  • Sport
    Derbi i Italisë flet për Lacion, ekipi i Inzagit shkatërron Romën, shkërmoqet skuadra e Fonsekës

    Shpenzoi fondet publike për Flamurtarin, Shpëtim Gjika harron Vlorën, Vllaznia i rrëmben zemrën ish-kryebashkiakut

    Përfundon pjesa e parë/ Lacio mund Romën falë gafave të yllit verdhekuq, Imobile dhe Luis Alberto heronjtë e të kaltërve

    Trajneri i PSG-së infektohet me Koronavirus, stoli i kampionëve të Francës “boshatiset” në prag të ndeshjes së nesërme

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kreu Dossier

Rrëfimi i Hasan Luçit, ish-oficerit të Sigurimit: Ai që qante mbi varrin e Zogut dhe ishte veshur me frak në dasmën e Lekës, ishte agjenti ynë

30/09/2020
neDossier, Histori
Rrëfimi i Hasan Luçit, ish-oficerit të Sigurimit: Ai që qante mbi varrin e Zogut dhee ishte veshur me frak në dasmën e Lekës, ishte agjenti ynë

Ish oficeri i lartë i Zbulimit (ish-Sigurimit të Shtetit) Hasan Luçi, në vijim të intervistave të ditëve të fundit në DITA, të cilat kanë ngjallur një interes të veçantë, këtë herë ndalet tek një nga personazhet më të rëndësishëm, Andon Konomit nga Zheji i Gjirokastrës, i cili veproi si agjent i Sigurimit të Shtetit në stafin më të ngushtë të Ahmet Zogut. Është ai personazhi i famshëm që vajti me frak në dasmën e Leka Zogut në Madrid në vitin 1975. Lexoni më poshtë rrëfimin e Hasan Luçit, njeriut që bashkëpunoi ngushtësisht me agjentin që mbante pseudonimin Viroi dhe më pas u mbiquajt Arbërori…

Shkruan Hasan Luçi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

-Lexo edhe:

Paralajmërimi i Berishës: Ilir Meta në helikopter me Tom Doshin, është koka e qelbur e korrupsionit në Evropë, mund të flas gjithë ditën për krimet e tij, fundin do ta ketë në burg

Fjalimi i Ilir Metës para se të shkonte me bllokun e pazareve në zyrën e Dritan Priftit: Me Berishën do luftojmë korrupsionin!

Rrjedhat e punës zbuluese gjatë jetës më bënë të njihem me Andon Konomin nga Zheji i Zagories, në fillim me dosjen e tij, si i arratisur, pastaj në rrethana të veçanta në Bruksel e Paris për shumë vite.

Për të kisha lexuar edhe në shtypin e mërgatës politike, ku ai ishte bërë shumë i njohur, së pari, për nderin e të qënit shqiptar dhe së dyti, si ortodoksi i parë dhe i vetëm në KQ të Legalitetit, pra si një ministër zogist në mërgim. U interesova për të përmes disa miqsh të mi të mërgatës ekonomike e kosovarë si dhe me bashkëpuntorë të zbulimit shqiptar në radhët e asaj mërgate politike. Të gjithë këta që e njihnin direkt a tërthorazi flisnin mirë për të si njeri i kulturuar dhe veçanërisht si nacionalist (kupto shqiptar atdhetarë dhe kundër shovenëve fqinjë), duke dhënë hollësi të qëndrimeve të tij publike në Greqi, Belgjikë, Paris e gjetkë.

Ata shtonin se ai i njihte shumë nga krerët e të arratisurve, një pjesë të njohur qysh në Tiranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me të cilët takohej në mërgim, kishte letërkëmbime të shpeshta me ta, qanin hallet e kohës në mërgim apo flisnin e vepronin kundër pushtetit popullor nën vartësinë e shërbimeve sekrete të vendeve perëndimore antikomuniste gjatë “Luftës së Ftohtë”. Ai ishte bërë një nga shqiptarët e arratisur shumë i njohur me banim në Belgjikë, ku ishin grumbulluar rreth 2500 të arratisur, të vajtur nga Greqia, Jugosllavia, Italia etj. Këto njohuri ishin të mjaftueshme dhe ia vlente për t’u takuar me të dhe parandjehej qartë se ai do të bashkëpunonte me zbulimin tonë për mbrojtjen e Atdheut e të popullit nga armiqtë e shumtë të kombit tonë, mbi interesat ideologjike e partiake të kohës, çka ishte një gur prove për atdhetarët e vërrtetë edhe në mërgim.

Pasi bëra propozimin për ta tërhequr në bashkëpunim dhe m’u miratua, gjatë një shërbimi në panairin e Brukselit në 1959, zbuluesi Dilaver Pinderi me shërbim në ambasadën tonë në Paris dhe Myslim Sinojmeri, me të cilin shkuam atje nga Tirana, e takuan dhe e tërhoqën në bashkëpunim, pasi mua nuk m’a dhanë mundësinë, edhe drejtori në Tiranë, pasi isha ende i ri për një veprim me atë person më të madh e përvojë, megjithëse kisha kryer fakultetin e zbulimit dhe kisha fituar përvojë qysh nga viti 1955. Në këtë veprim i çova edhe një letër nga djali i tij Stefani, që kryente studimet në Tiranë për inxhinjeri, çka e preku shumë e lotoi. Ai e priti me shumë gëzim veprimin tonë dhe ra dakort të jipte ndihmesën e tij, sipas mundësive reale që kishte në radhët e mërgatës së qyqeve.

***

U takuam për herë të parë së bashku në fund viti të 1961 në Paris, në kushte ilegaliteti, pak kohë mbasi nisa punën në përfaqësinë tonë atje. Me gjithë moshën time të re dhe moshën e pjekur të atij, u bëmë shpejt miq, pasi në këtë mes luajti rol të mirë edhe njohja e tij me barinj të fshatit tim në Çajup dhe njohja ime me shumë zagoritë në gjimnazin e Gjirokastrës, veç traditave, zakoneve e historisë së përbashkët në Labëri.

U interesova për jetën e tij në Greqi, ku u arratis për arsye të disa grindjeve në punë, me disa persona që nuk e donin, sidomos një me pozitë, dhe e akuzonin për disa qëndrime gjatë LANÇ-it në Tiranë, ku në fakt ndihmoi luftëtarët e lirisë, dhe e transferuan nga Tirana në Lezhë, ku qëndroi pak kohë dhe nga frika ia mbathi në arrati në Greqi kur shkoi në shtëpi në Zhej. Qysh në hapat e parë, hetuesit grekë të kufirit e të spiunazhit e kishin pritur me këmbë të para, pasi e dyshonin si të dërguar nga Sigurimi, pasi arsyet e arratisjes së tij duke lënë familjen në vend (nënën e gruan me tre fëmijë) nuk ua mbushnin syrin.

“E kuptova shpejt, thoshte Andoni, se djalli nuk e beson të varfërin, që ia kishte mbathur nga frika e arrestimit për disa grindje banale e personale me dikë të pushtetshëm. Më në fund më kërkuan të nënshkruaja deklaratën se qënkesha Vorio Epirot (kupto grek, si e kërkon ideja e madhe shovene greke). Mua m’u errën sytë se nuk e prisja kaq hapur që të më kërkonin të shisja Shqipërinë, pa kujt pa le, atyre që kanë shkretuar jugun e Shqipërisë sa e sa herë dhe mbajnë të pushtuar Çamërinë e troje të tjera shqiptare. Ua përsërita disa herë se unë jam arratisur për arsye private, personale, pata frikë mos më futnin në burg, dua të shpëtoj kokën dhe nuk kam ikur të bëhem Vorio Epirot se unë jam ortodoks, por jam shqiptar, e kam nder të jem shqiptar dhe kështu do të vdes qoftë nga ju qoftë nga perëndia. Mos nënshkrimi i kësaj deklarate më kushtoi shtrenjtë se vuajta disa vite në kampet më famëkeqe greke dhe sidomos në ishullin Siros, më i keqi, ku ishin izoluar komunistët grekë më të rrezikshëm, pasi më zhdëpën mirë e mirë dhe ja ku i kam shënjat e torturave. Si shpëtova nuk e di se na mbanin në sy të diellit, bashkë me gjarpërinjtë, duke bërë punë, pa ujë, me ushqim të keq, ku vetëm kufomat e njerëzve shtohehin shpejt. Kështu shovenët grekë kërkonin jetën time, por unë më mirë të vdisja shqiptar se grek zuzar.

Zoti më shpëtoi, se pata ca dhjamë, megjithse u bëra turbekuloz”!

Ai pati guxim për t’u përballur me çdo shoven e tradhtar apo injorant në këto çështje thelbësore. Ai qe një orator i lindur dhe për të drejtën vinte përpara këdo. Ai përdorte me zgjuarësi të rrallë faktet dhe shpesh i zinte ngushtë edhe “baballarët e kombit” në arrati, të cilët thoshnin se “po të mos e njihje Andonin, ky është komunist puro”! Në fakt i sillte vërdallë me fjalët e tyre se ua dinte edhe bëmat me pushtuesit e në jetën e tyre private.

Ja si i këndonte një “miku” të tij: “Na thuaj Haki Rushiti: / Amerika si të priti / Ç’u dhuroi, ç’u gostiti ?! / Me dollarë ju velesiti / Prandaj s’duhet të mërziti !/ Fitoni me ata dollarë / Ndaj miqtë i harruat fare / Se u mbushët plot me pare / Në Amerikën bujare / Kokë e botës nacionale”.

Ndërsa për veten e vet këndoi : “Mëma që më bëri mua / Si gjithë nënat në dynja / Seç më rriti e u mundua / Më duket së bëri gjuna”!

Kur shkruante kështu për veten e tij, mendoni ç’qyfyre bënte me Ali Këlcyrën, Hasan Dostin, Nuçi Kotën, Vasil Germenjin, Ismail Vërlacin, Dervish Dumën, Faik Bykmirin, Geraldinën, zonjën Zavalani, Leka Zogun etj. kurse me legalistët në Belgjikë e Francë ishte edhe më i thekur sa shkuleshin në gaz.

Ne i vumë pseudonimin “Viroi”, atij lumit të vogël në Gjirokastrën që ai e deshio pa masë. Më pas, duke parë atdhetarizmin e tij të zjarrtë, i vumë pseudonimin “Arbërori”. Janë dy emra simbolikë që flasin shumë për personalitetin e këtij atdhetari të zjarrtë.

***

Në tetor 1975 princi Leka Zogu, i vetëshpallur në prill 1961, u martua, me miratim të kryesisë së Legalitetit e të Abaz Kupit. Dasma u bë me bujë të madhe në Madrid të Spanjës, me pjesëmarrje të përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë, mbretër në fuqi e në mërgim, veç të arratisurve legalistë, kosovarë e nga diaspora ekonomike.

Po në këtë dasmë bëri bujë “mbretërori hamall”, Andon Konomi, të cilin e kishim veshur me frak, papijon, borsalinë e dorashka, dy-tre unaza floriri në duar, ora që vezullonte dhe këpucë të zeza me llustër.

Trup mesatar i shëndoshë, ai sillej andej këndej në sallon, duke përshëndetur me buza gaz e shkelje syri të njohurit e të panjohur. Shumë kureshtarë pyesnin: po kush qenka ky, zotëri, më shiku këtu?

Leka i buzëqeshte Andon Konomit se ishte mik i parapëlqyer i të atit për humorin e mënçurinë. Edhe mbretëresha Geraldinë e simpatizonte goxha zotin Konomi.

Pastaj Leka – për të cilin Andoni më thoshte shpesh që ky “nga trupi është si mal, po nga mëndja është në hall” – iku në Rodezi e Afrikën e Jugut, ku e gjetën demokratët tanë në vitet ’90…

***

Me shkathtësinë e tij në biseda e qëndrime a në fjalime, Andon Konomi (alias Viroi) hiqej si pasues i mbretit, por në fakt ai lidhi miqësi edhe të reja me të gjitha rrymat politike në mërgim, sidomos me krerët e tyre, pa dallim dhe notonte për bukuri duke i ngopur me lugë të zbrazët se zotëronte taktikë afrimi, sqarimi e bindjeje, që i bënte për vete duke i hutuar me humor, me shpoti, duke i bërë gaz i botës, duke mos përjashtuar vetveten! Kështu qenë bërë të arratisurit e mërgimtarët në punë të vështira e të rënda, punë të zeza, të kohës në kampet e punës a të internimit faktik, si ata ish bashkëpuntorë të fashizmit si dhe të tjerët që ishin gënjyer nga propaganda mashtruese e “botës së lirë”.

Vetë Andoni e quante veten “ministri hamall i oborrit të Zogut” se vërtet punonte si punëtor transporti në një fabrikë birre, një punë e rëndë, ku shëndeti i tij u rëndua më keq, se ai nuk i servilosej askujt për t’i dhënë lëmoshë, përkundrazi qeraste si fisnik e bujar. Ai bënte një jetë të rregullt larg veseve të këqia dhe për këtë nderohej e respektohej nga shqiptarët, kosovarët e shumtë në Belgjikë dhe të huajtë, përfshi vendës, që bënin qyfyre në një kafene afër banesës në Bruksel. Ai nuk u bë problem as për organet policore, ku kaloi shumë vite. Ishte bërë shumë i njohur në kafenenë e lagjes si shqiptari gazmor, i pashëm e serioz, duke rrëkëllyer krikot e birrës me ta. Ai ishte punëtor, i ndershëm dhe i shoqërueshëm me cilindo, por kur e shkelnin në kallo ua rregullonte qejfin publikisht sidomos agjentëve të spiunazheve të huaja kur e ngacmonin dhe ua nxinte jetën se ua përplaste në fytyrë, pra i ruheshin nuhatjes së tij.

***

Andon Konomi kishte dashuri të madhe për familjen, ai përlotej sa herë flisnim për ta, sidomos për vajzat e gruan, mbi të cilat arratisja e tij rëndoi më shumë. Për ta ngushëlluar sado pak ne mbështetëm djalin e tij të mbaronte studimet e të punonte pa u shqetsuar si edhe vajzat e gruan në koperativë.

Punova shumë vite me të se ishte një bashkëpunëtor shëmbullor në punën e zbulimit dhe në jëtë, e dërgoja me shërbime tek lidhjet e tij në Londër, Romë, Madrid, etj.veç letërshkëmbimit dhe ishte prodhues të dhënash të sakta e të rëndësishme, shfrytëzonte edhe ish diversantët që njohu sidomos ata që patën vepruar a vepronin ende nga Greqia e Jugosllavia etj.

Por shëndeti i tij sa vinte përkeqësohej, prandaj kërkova kthimin e tij në familje, pasi ai ishte zëvendësuar me bashkëpuntorë të rinj, për të jetuar e çmallur me familjen, duke jetuar faqebardhë në vendlindje. Zbulimi e rehabilitoi dhe u njoftuan organet përkatëse në Gjirokastër e Zagori se iu njoh veprimtaria e tij atdhetare shumëvjeçare në mbrojtje të Atdheut. Ai u legalizua pranë familjes e popullit. Ai u prit si bir i denjë i Zagories e vendlindjes së tij Zhej.

Nuk do ta harroj kurrë darkën në Zhej me familjen e tij e miqtë në një kohë kur na zuri një furtunë bore. Vajtja ime, biseda e shkurtër që bëra, dhe bisedat e ngrohta përmalluese me Andonin me humor të rrallë, e besuan më qartë se ai i kishte shërbyer mirë Atdheut, pasi kishte edhe mosbesues ndaj tij. Po ai nuk po çmallej ende me familjen dhe e brente ndërgjegjja se i braktisi shumë vite në fatin e tyre. Ai besonte se koha i shëron plagët, dhe megjithëse i sëmurë përpiqej të jetonte jetën në familje, që e donte aq shumë.

***

Shuarja e jetës së tij para kohe, ishte e rëndë jo vetëm për familjen e miqtë e tij, por në mënyrë të veçantë edhe për mikun e luftës së përbashkët në mërgim Isuf Mullain, si shkruan ky në kujtimet e tij, dhe për mua që e kishim mik për koke dhe një atdhetar të rrallë në çdo veprimtari zbuluese e jete. Ai ishte i brumit rilindas të kombit tonë. Edhe me djalin e tij Stefanin ruajta miqësinë deri sa ndërroi jetë.

Këtë shkrim dua ta mbyll me këto vargje që Andon Konomi i shkroi vetes se kishte talent dhe la mjaft poezi:

“Një shqiponjë si ai / Lind pa tjetër n’Zagori/ Trimëri e mënçuri / Zot në atdhetari / I urtë në gojtari / Vendit i mungon tani / Provuam një mërgim / Me mundim e hidhërim / Po patëm dhe përfitim / Qemë të fortë në durim / Për nder të Atdheut tim / Shqiponjën Andon Konomi / Ta kujtoni sa të rroni / Dhe brezave u thoni!”.

Ky artikull në tërësi u botua disa vite më parë në gazetën e shoqatës Zagoria, përmes mikut tim të mënçur Trifon Carka. /GazetaDita

16 Jan 2021, 1:07 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

66,635 Raste
1,265 Vdekje
39,625 Te sheruar

Te rekomanduaraLajme

 Paralajmërimi i Berishës: Ilir Meta në helikopter me Tom Doshin, është koka e qelbur e korrupsionit në Evropë, mund të flas gjithë ditën për krimet e tij, fundin do ta ketë në burg

Paralajmërimi i Berishës: Ilir Meta në helikopter me Tom Doshin, është koka e qelbur e korrupsionit në Evropë, mund të flas gjithë ditën për krimet e tij, fundin do ta ketë në burg

January 8, 2021
 Fjalimi i Ilir Metës para se të shkonte me bllokun e pazareve në zyrën e Dritan Priftit: Me Berishën do luftojmë korrupsionin!

Fjalimi i Ilir Metës para se të shkonte me bllokun e pazareve në zyrën e Dritan Priftit: Me Berishën do luftojmë korrupsionin!

January 4, 2021
Sa e errët ishte në fakt Epoka e Errët ?

December 31, 2020
 Bisedat e përgjuara mes Ilir Metës dhe dallaveraxhiut italian Valter Lavitola për pazare të mëdha

December 26, 2020
Dëshmitë/ Berisha spiun i UDB-së, ja pse nuk e lejuan të vizitonte Enverin, i dyshuar si pjesë e një rrjeti helmues mjekësh

December 22, 2020
 Retro: Roli amerikan në ardhjen e Berishës në pushtet

Lajmi Tjeter
Martin Peshkatari/ Foto Arian Mavriqi, Kamenice, Kosovë

Martin Peshkatari/ Foto: Arian Mavriqi, Kamenice, Kosovë

Dridhte të pasmet para Nusretit, i dashuri xheloz prish ‘shfaqjen’/ VIDEO

Lajmi i Dites

 Mbyllet pakti/ Basha dëbon LSI-në dhe PR nga koalicioni, Meta në prag shpërthimi, skenarët për bashkëqeverisje pas 25 prillit

January 15, 2021

Lajmet e fundit

Bilanc negativ i Covid, regjistrohen 2 milion viktima në gjithë botën

January 15, 2021

OKB paralajmërim “të frikshëm”: Po shkojmë drejt një ngrohjeje globale të rëndë

January 15, 2021

Bushati “në gjurmët” e Spiroaplit, tenton të justifikojë paaftësinë e qeverisë: Përmbytje ka dhe në Amerikë, reshjet kanë qenë dyfish në vendin tonë

January 15, 2021

Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal, mbetet i plagosur shoferi

January 15, 2021
Derbi i Italisë flet për Lacion, ekipi i Inzagit shkatërron Romën, shkërmoqet skuadra e Fonsekës

Derbi i Italisë flet për Lacion, ekipi i Inzagit shkatërron Romën, shkërmoqet skuadra e Fonsekës

January 15, 2021

Spiropali nuk përmbahet fare dhe “i thur elozhe” Ramës: Skëndërbeu di si të rindërtojë një qytet

January 15, 2021

Thyen traditën historike/ Trump largohet nga Uashingtoni ditën e betimit të Biden-it, ja ku pritet të shpërngulet

January 15, 2021

Grupet e krimit po i kthejnë ndërtesat në Britani në fabrika kanabisi, si “skllavërojnë” emigrantë nga Shqipëria për ti përdoruar si punëtorë

January 15, 2021
Shpenzoi fondet publike për Flamurtarin, Shpëtim Gjika harron Vlorën, Vllaznia i rrëmben zemrën ish-kryebashkiakut

Shpenzoi fondet publike për Flamurtarin, Shpëtim Gjika harron Vlorën, Vllaznia i rrëmben zemrën ish-kryebashkiakut

January 15, 2021
E pyetën miliarderin Warren Buffett, çfarë është lumturia. Ja si u përgjigj

E pyetën miliarderin Warren Buffett, çfarë është lumturia. Ja si u përgjigj

January 15, 2021
Media

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale

  • 51k Fans
  • 97.4k Fans
  • 27.6k Followers

Kategorite

Kerko Arkivat sipas Muajit

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • ENG
  • Home
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Editorial
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Politike
  • Shendeti

© 2020 Pamfleti Media