Aktualitet10 Prill 2018, 19:51

Rrëfimi i trishtë i Mirakaj për kampin në Tepelenë: Mësuesi më rrahu derisa më ra të fikët

Shkruar nga Pamfleti
Rrëfimi i trishtë i Mirakaj për kampin në Tepelenë:

Rrëfimi i trishtë i Mirakaj për kampin në Tepelenë: Mësuesi më rrahu derisa më ra të fikët

I mbijetuari nga ‘Kampi Tepelenës’, Sokol Mirakaj në një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Studio e Hapur’, ka treguar rreth vuajtjeve të kaluara në këtë kamp.

Gjatë rrëfimit ai u ndal te një moment i dhimbshëm i jetës së tij, kur kishte qenë në klasë të parë.

Mirakaj rrëfen se mësuesi e kishte pyetur nëse e donte babanë e tij dhe ai ishte përgjigjur që po e donte.

Prej përgjigjes së kthyer Mirakaj rrëfen se është rrahur nga mësuesi për orë të tëra, derisa në kthimin nga shkolla për në kamp, atij i kishte rënë të fikët.

Vasili: “E kuptonit çfarë po ndodhte dhe kur e kuptuat?

Mirakaj: “E kam kuptuar në klasë të parë. Na u dha mundësia të shkojmë në shkollë, por e kishim të vështirë të ngjisnim kodrën për të vajtur në shkollë, se nuk ushqeheshim. Pasi mbaroi mësimi në klasë të parë, mësuesi më ndali dhe më tha ‘A e do babain’? Po e dua i thashë. Nxirre dorën më tha. E nxora dorën dhe me tehun e vizores më godiste në dorë. Ai më thoshte thuaj që nuk e dua babain dhe unë i thosha e dua. Kjo rrahje vazhdoi për orë të tëra. Kur mësuesi më liroi, rrugës për të shku në kamp mua më rat ë fikët dhemë kanë mbajtur motra me vëllain.

Jam ba prind vonë dhe vonë e kam kuptu ndjesinë prindërore”.

Dossier Rrëfimi i trishtë i Mirakaj për kampin në Tepelenë: Mësuesi më rrahu derisa më ra të fikët