Showbiz23 Shtator 2019, 12:43

Rreh të bijat sepse nuk duan të martoheshin me kushërinjtë ku i kishte shitur , arrestohet boshnjaku

Shkruar nga Pamfleti
Rreh të bijat sepse nuk duan të martoheshin me kushërinjtë

Një boshnjak, me etni rome u arrestua nga policia e Piza-s në Itali me akuzën për dhunë, keqtrajtim dhe izolim të dy bijave të tija. Dy të rejat ishin fejuar me dy burra dhe jo me kushërinjtë, të zgjedhur nga i ati, të cilat i kishte shitur në këmbim të parave .

Për krimin ‘martesë e detyruar’, i ndaluar nga i ashtuquajturi ‘Kodi i Kuq’, bëhet fjalë për arrestimin e parë të këtij lloji, të ekzekutuar në Itali.

Burri akuzohet për dhunë, presion, izolim të dy bijave të tij, njëra nga të cilat kishte arritur moshën e pjekurisë prej pak kohësh. Dhuna, që ka nisur që në moshën minorene të vajzave, për njërën prej tyre, nuk limitohej vetëm me prerjen e flokëve, grushtave, shqelmave dhe praktikave poshtëruese, por shpesh me periudha izolimi nëpër rulotë, ku vajzat ushqeheshin vetëm me bukë e ujë.

Ndëshkimet e pafundme nga babai, kishin të bënin mbi të gjitha për t’i ndaluar vajzat të frekuentonin të dashurit e tyre, pasi nuk ishin kushërinjtë që babai kishte zgjedhur për to, apo më saktë, kushërinjtë e kampit, me familjet e të cilëve ai kishte bërë marrëveshje  monetare duke iu kërkuar dhe marrë para, në këmbim të  martesës me të bijat.

Lifestyle arrestohet boshnjaku Rreh të bijat sepse nuk duan të martoheshin me kushërinjtë ku i kishte shitur