Aktualitet26 Gusht 2018, 20:07

Rrezik! Kolesteroli i mirë ‘është me të vërtetë një vrasës’

Shkruar nga Pamfleti
Rrezik! Kolesteroli i mirë ‘është me të

Kolesteroli “i mirë” mund të rrisë rrezikun e një sulmi në zemër pothuajse 50 përqind, thonë shkencëtarët. Studiuesit zbuluan se në sasi të mëdha lipoproteina rrit normat e  vdekshmërisë. Kolesteroli transportohet në gjak nga proteinat dhe së bashku quhen lipoproteinat. Ekzistojnë dy forma kryesore, lipoproteinash, me një nivel të ulët (LDL) dhe nivel të lartë (HDL).

Kolesteroli LDL shpesh quhet “kolesterol i keq”, sepse mund të çojë në sëmundje të arterieve. 

Por studimi i rreth 6,000 njerëzve të moshuar me nivele shumë të larta kolesteroli nori në pah se ishin aq të prirur për një atak në zemër apo vdekje. Autori Dr. Marc Allard-Ratick, i Universitetit Emory në Shtetet e Bashkuara, tha: “Mund të jetë koha për të ndryshuar mënyrën se si e shikojmë kolesterolin HDL”.

Studimi ndoqi 5,965 njerëz për një mesatare prej katër vjetësh dhe gjeti se ata që ishin në mesin e të niveleve të HDL kishin më pak të ngjarë të kenë një atak në zemër ose vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Megjithatë, rreziku u rrit në ato me nivele të ulëta dhe nivele shumë të larta.

Dr. Allard-Ratick tha në një takim të Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë në Mynih, rreziku u rrit me “gati 50 përqind” midis grupit të fundit.

Ai tha: “Një shpjegim i mundshëm është se HDL jashtëzakonisht i ngritur mund të përfaqësojë ‘HDL jofunksionale’, e cila mund të nxisë dhe jo të mbrojë kundër sëmundjeve kardiovaskulare”.

Sëmundjet e zemrës vrasin rreth 66,000 njerëz në vit në Britani, duke e bërë vrasësin e dytë më të madh pas Alzheimer.

Shendeti Rrezik! Kolesteroli i mirë 'është me të vërtetë një vrasës'