Aktualitet21 Shtator 2019, 23:08

“Rreziku më i madh ka kaluar!”, eksperti Ormëni: Tërmetet nuk parashikohen, por mund të qetësohemi

Shkruar nga Pamfleti
“Rreziku më i madh ka kaluar!”, eksperti Ormëni:

Tirana dhe Durrësi përjetuan sot minuta të tmerrshme nga goditja e një tërmeti në orën 16.04 I cili ishte më I forti që ka goditur vendin në 30 vitet e fundit, me magnitudë 5,8 dhe intesitet 7,5 ballë. Dëmet kanë qenë të konsiderueshme në zonat e prekura ku më së shumti janë dëmtuar banesa e institucione në kryeqytet dhe Durrës, qytet I cili e pati shumë pranë epiqendrën e tërmetit.

Tërmetet kanë vazhduar gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes së sotme, por fatmirësisht goditja dhe intensiteti i tyre ka ardhur duke u ulur dhe dëmet ka qenë thuajse zero. Megjithatë, paniku tek qytetarët është ende i lartë e ndërkohë, Emergjencat Civile I kanë bërë apel qytetarëve ditën e sotme që të mos flenë në shtëpitë e tyre, për të qenë gati në çdo situatë.

Në një intervistë të dhënë në një nga mediat në vend, sizmologu Rrapo Ormëni ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Tiranës dhe Durrësit. “Tërmetet nuk parashikohen, por mendojmë se më e keqja ka kaluar. Tërmetet pasuese janë diçka krejt normale, pasi pas një goditje kaq të fortë si kjo e sotmja, lëkundjet mund të vijojnë me ditë e me javë të tëra.” – u shpreh Ormëni. /Pamfleti

Aktualitet