Për shkak të rasteve të reja me Covid-19 që janë regjistruar ditët e fundit Italia ka zgjatur një sërë kufizimesh antiCOVID-19, përfshirë rregullat për maskat dhe shtetrrethimin gjatë natës. Mediat italiane, bëjnë me dije se ky vendim është marrë nga Kryeministri i vendit kryeministri Giuseppe Conte, dhe masat parandaluese do të zgjasin deri më 15 shkurt të këtij viti.
Udhëtimi midis rajoneve ose provincave autonome vazhdon të jetë i ndaluar, përveçse për arsye thelbësore. Zonat e skive, gjithashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 15 shkurt.
Ndërkohë mësohet se, një pjesë e mirë e studentëve të klasave të larta do të jenë në gjendje të kthehen në shkollë nga e hëna, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të mësojë në distancë.
Sakaq, baret që shërbejnë alkool do të duhet të mbyllen pas orës 18:00 dhe vizitat në familjet e tjera lejohen vetëm një herë në ditë, me një maksimum prej dy personash, duke përjashtuar fëmijët nën moshën 14 vjeç.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bllokime të reja mund të vendosen në Lombardi, Siçili dhe rajonin autonom të Bolzanos, nga e diela, me ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza, i vendosur për të nënshkruar një dekret dje.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë regjistruar 2,352,423 raste të reja me koronavirus, sakaq kanë humbur jetën 81, 325 persona.