Aktualitet19 Gusht 2019, 10:48

Rritet prania e policisë në Shkodër, ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj i bashkohet protestës

Shkruar nga Pamfleti

Rritet prania e policisë në Shkodër, ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj i bashkohet protestës

Vijon grumbullimi i militantëve të PD në Shkodër për të protestuar kundër Konstituimit të Këshillit Bashkiak. Këtij tubimi i është bashkuar edhe ish-kryetari i Lezhës. Fran Frrokaj. Ky i fundit në bashkinë e Lezhës i liroi vendin pa incidente kryetarit të ri të dalë në zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreut. Po ashtu në këtë protestë do të marrin pjesë edhe ish-deputetët e Pd, Izmir Ulqinaku e Bardh Spahia si dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gamend Bardhi.

PD ka lajmëruar prej ditësh se do të mbajë protestë në orën 11:00. Sipas informacioneve paraprake mësohet se PS ka bërë lëvizjen e papritur për mbledhjen ku pritet të konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës.

Sipas infromacioneve të siguruara mësohet se  është ndryshuar vendi ku do të mbahet mbledhja. Mësohet se se konstituimi do të mbahet pranë bibliotekes së Universitetit të Shkodrës.

Më herët mbledhja ishte planifikuar që të mbahej në Prefekturë, por përpara kësaj godine Partia Demokratike kishte lajmëruar se do të zhvillonte protestë.

Kjo lëvizje e maxhorancës mund të ejtë bërë dhe për shmangien e një konflikti mes militantëve, pasi priten tensione.

Në rend dite të kësaj mbledhje është dhe njohja e kryetarit të ti nga zgjedhjet e 30 qershorit, por Pjetri pas akuzave për fshehje të dënimit të marrë në Itali është tërhequr nga marrja e detyrës.

codramol
smile

Aktualitet Fran Frrokaj i bashkohet protestës ish-kryebashkiaku i Lezhës Rritet prania e policisë në Shkodër