Aktualitet21 Tetor 2022, 20:11

Rritet presioni ndaj Kosovës për çështjen e targave/ Pas SHBA-së edhe BE-ja kërkon shtyrje të afatit me 10 muaj

Shkruar nga Pamfleti
Rritet presioni ndaj Kosovës për çështjen e targave/ Pas

Foto ilustrim

Rritet presioni ndaj qeverisë së Kosovës sa i takon çështjes së targave me Serbinë.

Afati i vendosur ka skaduar dhe palët rrezikojnë të shkojnë te i njëjti konflikt që ndodhi në gusht. Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet dhe pati incidente në veri, duke bërë që afati të shtyhet.

Mirëpo duket se ka ardhur sërish e njëjta kërkesë. SHBA ka kërkuar që afti të shtyhet me 10 muaj. Ndërkohë që sot në të njëjtën linjë është dhe BE.

Kërkesën nga ana e BE-së e ka konfirmuar zyra për komunikim e Bllokut.

Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë i qartë, se vendimi i Kosovës për të ndërruar tabelat e regjistrimit është legjitim. Megjithatë, sipas marrëveshjes nga dialogu që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, të arritur më 2011 dhe 2016, është me rëndësi që të sigurohet kohë e mjaftueshme për implementimin e këtij plani, dhe që ai të përgatitet dhe zbatohet në konsultime të afërta me qytetarët, ndaj të cilëve ka ndikim, dhe në përputhje me praktikat e mira evropiane. Ne në bazë të këtij procesi, i kemi rekomanduar qeverisë së Kosovës që të vendos një afat kohor prej 12 muajsh për riregjistrim. Sipas së njëjtës logjikë, tash kërkojmë nga Qeveria e Kosovës ta shtyjë afatin e tashëm edhe për 10 muaj”, kanë thënë nga kjo zyrë për Pamfletin.

Sipas BE-së, një shtyrje e tillë do t’i mundësonte Kosovës që t’ua lehtësojë serbëve në veri marrjen e kartave të identitetit dhe patentave.

Kryesore bashkimi evropian Gabriel Escobar qeveria e Kosovës SHBA Targat ilegale