“Lali Eri” ri-fillon nga fshati i tij, fushatën e mashtrimit për vota/ Ky projekt asfaltimi, i kësaj rruge të ndërtuar nga Italia më 1920 dhe të zgjeruar po nga Italia më 1940, është paguar 11 herë në 28 vitet e fundit; duke nisur nga pushteti Berisha me 840 mijë USD në vitin 1993; katër herë nga qeveritë Nano-Majko-Meta me 4 total 2.9 milionë USD, 3 herë të tjera Berisha-Meta me vlerë 2.2 milionë Euro; ndërsa ky është tenderi i 3 që po paguan qeveria “Rilindja”, për një projekt të bërë gati e kopjuar qysh nga koha kur Babloku ishte 10 vjeç
Nuk ka asnjë rast tenderi, ku të mos ketë patur “pak vjedhje” me falsifikim çmimesh, volume pune e shërbimesh të shtuara fiktivisht; por rasti i tenderit që po publikojmë sot, është 100% mashtrim e vjedhje shtetërore e bërë hapur, jo nga 2 firmat që janë përdorur për “letra”.
Bëhet fjalë për procedurën: “Studim Projektim i Rrugës Berat-Tërpan Ballaban (Këlcyrë) me gjatësi 55 km; shpallur për t’u bërë më 30.06.2020, por shtyrë më 17 korrik, deri sa “propagandisti i punëve” të Erjon Veliajt që fitoi tenderin, bëri gati dosjen me specifikime.
Tenderi u shpall me fondin limit 67 milionë, 231 mijë e 334 lekë të reja pa TVSH; dhe u dha me vlerë kontrate 70 milionë, 716 mijë e 151 lekë të reja me TVSH, me përfitues të projektit, dy firmat e bashkuara ”ARCHISPACE” e “GJEOKONSULT&CO”.
Nuk e kemi fjalën për vlerën e tenderit, që sipas ekspertëve është 40% më e madhe se kostoja faktike; as për shtyrjen e afatit të tenderit, deri sa firmat të bënin gati letrat e kritereve në tatime e inspektoriate dhe as për garën fiktive, apo fituesit që janë pjesë e grupit të Lali Erit.
Skandali qëndron në disa abuzime të rënda, që duhen çuar para ligjit, me prova për vjedhje, të veshura me mashtrim elektoral:
– Ky tender, për projektimin e rrugës Berat-Tërpan-Ballaban (Këlcyrë), është porosi e kryebashkiakut Erjon Veliaj, për ta ri-përdorur si “karrem” votash në zonën e tij Drobonik-Tërpan-Rehovë; sikur gjoja, në mandatin e tretë të pushtetit, do fillojë asfaltimi i kësaj rruge, premtuar nga “Lali Eri” qysh më 2013-ën kur mblodhi vota për mandatin e parë të “Rilindjes”.
– Specifikimet e ARRSH, janë 100% kopje përcaktimesh teknike-fizike dhe teksti sqarues; i projektit zhvillues për qarkullimin e mallrave Greqi Shqipëri, që ka bërë qeveria “Mehmet Shehu” në vitin 1974, kur u vendos hapja e pikës kufitare “Tre Urat” në Përmet.
– Në 28 vitet e trazicionit, tenderi për projekt-studimin e asfaltimit të rrugës Berat-Tërpan-Ballaban, është bërë e paguar 11 herë, duke përdorur kopje projektin e qeverisë “Shehu 1974”.
– Pushteti Berisha, dha pa tender për këtë projekt kopje të projektit të vitit 1974; fondin 545 mijë USD në mars të vitit 1993; dhe filloi punimet nga skaji i Këlcyrës me investimin 2 milionë USD, me firmë ndërtuese “2K-Group” të dhëndrit tropojan; e cila përlau fondin paraprakisht, asfaltoi vetëm 3 km me gjerësi 3.5 metër dhe e braktisi (sipas prokurorisë).
– Ky tender projekti, duke përdorur kopjen e projektit të vitit 1974, është bërë 4 herë me vlerë totale 2.9 milionë USD nga qeveritë Nano-Majko-Meta; gjatë fushatës për Kushtetutën dhe para zgjedhjeve qendrore e lokale, si mashtrim për vota me gjoja asfaltimin e rrugës.
– Po me kopjen e projektit të vitit 1974, ky tender është bërë 3 herë të tjera, me vlerë totale 2.2 milionë Euro nga qeveria Berisha-Xhuveli-Meta në vitet 2005-2013; para zgjedhjeve qendrore e lokale e qendrore, si mashtrim për vota me gjoja asfaltimin e rrugës.
– Tenderi i 17 shtatorit 2020 me vlerë 570 mijë Euro, është i treti që bënë pushteti “Rilindja” para zgjedhjeve 2021; ndërsa dy të parët janë bërë para zgjedhjeve lokale 2015, sidomos me shumë bujë para zgjedhjeve 2017, si “shuplakë” e Ramës ndaj “djalit të zonës” Ilir Meta.
Afati është lënë 10 muaj, ose 3 muaj pas zgjedhjeve 2021, si marifet i bablokut e Lali Erit; që po nuk fituan mandatin e tretë, nuk u kërkon askush llogari, ndërsa po e fituan mandati i tretë, do veprojnë me shpërfillje si në dy mandatet e para, ose si në 28 vite nga çdo qeveri./Pamfleti