Politike29 Mars 2018, 10:00

Rruga e Kombit/ Basha gajas Ramën: O llapaqen, je xheloz për mua! Bjeri me shpulla kokës ministrit, se të gënjeu

Shkruar nga Pamfleti

Rruga e Kombit/ Basha gajas Ramën: Je xheloz për mua, bjeri me shpulla kokës atij që të gënjen

Taksa për rrugën e  Kombit ka  përplasur në Kuvend Lulzim Bashën dhe kryeministrin Rama. Ka qenë kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili nga foltorja e Kuvendit u shpreh se kjo është një vjedhje e madhe dhe se shqiptarët paguajnë një taksë shumë të madhe për rrugën.

“Sa erdhe, ua rrite taksën në karburant shqiptarëve nga dy herë me 100 lekë. Shqiptarët paguajnë sot 240 lekë për çdo litër karburant. Tani na vendos dhe taksë shtesë për të kaluar rrugët. Iu merr shqiptarëve të paktën 120 mln dollarë, deri në 240 mln dollarë në vit, vetëm nga taksa që iu mban në karburant”, tha Basha, sipas të cilit, Ramën e gënjejnë ministrat dhe këshilltarët për taksat e vendosura.

“O i papërgjegjshëm, rrugën e paguajnë ose taksapaguesit ose përdoruesit. O llapaqen i batutave pse paguajnë edhe përdoruesit edhe taksapaguesit? Pra edhe taksë edhe tarifë për Rrugën e Kombit? O i pacipë! Nëse të gënjeu mësuesi i anglishtes, bën mirë ti fusësh një shpullë”, tha Bash duke iu referuar ministrit Ahmetaj.

Ai u shpreh se është krenar që punoi për ndërtimin e “Rrugës së Kombit”.

“Ti je xheloz, të shkëlqejnë xixa sytë nga xhelozia”, i tha ai Ramës.

codramol
smile

Politike Edi Rama Lulzim Basha rruga e Kombit