Politike 4 Nëntor 2019, 13:04

“Rrugëtimi për Shqipërinë”/ Basha fillon turin e shpresës për zgjedhje të parakohshme, thirrje qytetarëve: Bashkohun

Shkruar nga Pamfleti

“Rrugëtimi për Shqipërinë”/ Basha fillon turin e shpresës për zgjedhje të parakohshme, thirrje qytetarëve: Bashkohuni!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje të rinjve në të gjithë vendin t’i bashkohen turit të bashkëbisedimit me qytetarët në të gjithë vendin, i quajtur “Rrugëtimi për Shqipërinë”.

Me një mesazh në rrjetet sociale, Basha kerkon pjesëmarrjen e të gjithëve për ti dhene një zgjidhje situatës politike në vend.

“Sot fillojmë “Rrugëtimin për Shqipërinë, – shkruan Basha në Fb. –  Ftoj çdo të ri dhe të re të më bashkohet sot në Elbasan në orën 17:00”.

Situata politike në vend vijon të jetë e tensionuar me mazhorancën dhe opozitën që vijojnë përplasjet e tyre. Molla e sherrit në këtë momënt është reforma zgjedhore për të cilën PS punon së bashku me opozitën parlamentare në Komisionin e posaçëm, ndërsa opozita e bashkuar ka ngritur një tryezë pune paralele.

Në fakt ajo çfarë është artikuluar më së shumti në qarqet politike ditët e fundit është mundësia e zgjedhjeve të parakohshme dhe duke parë rrethanat ku ndodhet vendi, ato do të ishin e vetmja zgjidhje. Lulzim Basha nga ana e tij e ka nisur organizimin e partisë dhe Rama gjithashtu po bën riorganizimin e strukturave.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike “Rrugëtimi për Shqipërinë”/ Basha fillon turin e shpresës për zgjedhje të parakohshme thirrje qytetarëve: Bashkohuni!