Showbiz21 Shtator 2019, 12:57

Rrushi, i shkëlqyer në shije dhe aleat i bukurisë

Shkruar nga Pamfleti
Rrushi, i shkëlqyer në shije dhe aleat i bukurisë

Shtatori dhe tetori janë muajt e vjeljes. Rrushi është protagonist i rëndësishëm i tavolinës, falë shijes së tij të ëmbël dhe shumë cilësive që ka. Por përdoret shumë edhe në kozmetikë dhe ritualet e bukurisë, duke qenë se shumë nga substancat me të cilat është i pasur, mund të përthithen nga lëkura dhe të kontribuojnë në shëndetin e saj.

Ja si të shfrytëzoni sa më mirë cilësitë e rrushit, në tryezë dhe për bukurinë tonë.

NË ÇDO KOKËRR  – Rrushi ka shumë cilësi. Mund të zgjedhim mes varieteteve të bardha apo të zeza: ndryshimi i ngjyrës është për shkak të pigmentit të lëkurës. Kokrrat e rrushit përbëhen nga uji  (80%); sheqernat, proteinat, fibrat, kriprat minerale (potasium, mangan, fosfor, hekur, bakër) dhe vitamina, mbi të gjitha   A, C, B1, B2 e PP. Përmbajtja e sheqernave është në sasi të mëdha, për këtë arsye rrushi duhet konsumuar në mënyrë të moderuar, sidomos nga diabetikët ose nga ata që mbajn dietë.

CILËSITË  – Rrushi është i pasur me polifenolë, të cilët luftojnë radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen e lëkurës dhe dëmet ndaj ADN-së. Një nga këto substanca, e cila ndodhet në lëkurën e kokrrave të rrushit, është shumë e çmuar për cilësitë antitumorale, antiinflamatore dhe të dobishme për të holluar gjakun, duke përmirësuar qarkullimin. Subsatnca, e quajtur resveratrol është shumë i dobishëm edhe për të kontrolluar nivelet e kolesterolit të dëmbshëm.

KURA E RRUSHIT  – Cilësitë e rrushit mund të shfrytëzohen edhe për një kurë pastrimi, e njohur praktikisht që në kohët e Grekëve të lashë dhe Romakëve dhe e quajtur shkencërisht ‘ampeloterapia’: termi derivon nga greqishtja e vjetër, ku ampelos do të thotë jetë. Ampeloterapia është një regjim ushqimor, sipas së cilit për një ose dy ditë në javë ushqehesh vetëm me rrush dhe lëngun e tij, në mënyrë që trupi të dizintoksikohet e të pastrohet. Regjimi mund të përsëritet deri në tri javë. Duke qenë se rrushi ka shumë sheqer, dieta nuk këshillohet për ata që kanë gliceminë e lartë. Në çdo rast, para se të nisni  ampeloterapinë, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Në ditët e pushimit, ku ushqehesh normalisht, mirë është të ndjekësh një dietë të lehtë, e pasur me fruta dhe perime dhe karbohidrate e yndyrna të ulëta. Beneficet janë tek dizintoksikimi i përgjithshëm i organizmit, i cili shoqërohet me humbjen e një apo dy kileve në peshë.

KOKRRA BUKURIE – Tanimë prej kohësh cilësitë e tij zbutëse, rrushi përdoret në kozmetikë për shëndetin e lëkurës dhe hidratimin e saj. Kokrrat e çmuara, protagonistë të linjave të kozmetikës, janë të dobishëm si mbrojtës dhe falë prezencës së kolagjenit dhe të resveratrolo-s, ndihmojnë në ruajtjen e acidit ialuronik të lëkurës, duke e mbajtur atë të re sa më shumë dhe duke përmirësuar kompaktësinë dhe shkëlqimin. Shumë i mirë është edhe vaji i rrushit. Me të njëjtat veti si vaji i bajameve, mund të përdoret si hidratant.

KOKRRA RELAKSI  – Kush ka fatin t’i lejojë vetes një pushim në një qendër mirëqenieje, mund të përfitojë nga relaksi dhe nga mirëqenia ofruar nga ritet e terapisë së verës. Një nga trajtimet më ‘klasikë’ është banjoja në vaskë, zakonisht prej druri apo edhe në një fuçi, ku zhytesh brenda mushtit dhe ujërave termale. Kjo banjo e veçantë e bën lëkurën më kompakte duke përmirësuar pamjen e saj.

Një tjetër trajtim shumë i përdorur dhe i preferuar është scrub-i me farat e rrushit, pasi këto përmbajnë acide yndyrore. Farat e rrushit  shpesh përdoren për të mbushur qeskat, të cilat, pasi ngrohen përdoren për masazh të thellë dhe relaksues. Vaji i farave të rrushit është përdorur për rigjallërim të lëkurës.

Lifestyle i shkëlqyer në shije dhe aleat i bukurisë Rrushi