Politike21 Maj 2019, 12:47

Ruçi dhe Balla mbyllen në zyrë me zyrtarët holandezë, marrin premtimin për hapjen e negociatave me BE

Shkruar nga Pamfleti
Ruçi dhe Balla mbyllen në zyrë me zyrtarët holandezë,

Ruçi dhe Balla mbyllen në zyrë me zyrtarët holandezë, marrin premtimin për hapjen e negociatave me BE

Qëndrimet e Holandës për çështjen e vizave ka qenë më e komentuara ditët e fundit. Por mesa duket, më në fund edhe Holanda ka dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas “Neës 24” Holanda zyrtare është pro hapjes së tyre brenda vitit 2019.

Ky lajm vjen pas diskutimeve për më shumë se një orë të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreu të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës me përfaqësues të MEPJ-së holandeze.

Pjesë e delegacionit shqiptar në Holandë është edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari. Vizita tre ditore e politikanëve shqiptarë ka në axhendën e saj takime me zyrtarë të lartë në shtetin e Holandës.

Politike Gramoz Ruçi Taulant Balla