Politike 7 Shtator 2019, 20:07

Rudina e ka kapur keq me opozitën, ironizon Kryemadhin në Instagram: E kemi si yll, dje na këputi shpirtin!

Shkruar nga Pamfleti
Rudina e ka kapur keq me opozitën, ironizon Kryemadhin në Instagram: E

“Brryli Broadëay” është kthyer në një nga faqet hit të Instagramit për të rinjtë dhe jo vetëm, për memet që bën për politikanët, sidomos për ironitë therëse, që lëshojnë në drejtim të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar një status në rrjetet sociale ku ka ironizuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe i është drejtuar redaksisë së kesaj faqe duke shprehur çudi me faktin që nuk merren shpesh me kryetaren e LSI dhe bashkëshorten e Presidentit.

“Brryli Broadëay si të shpëtoi dje Mona? S’të vë faj që nuk merresh fare. E kemi si yll, sidomos dje njëherë të këpuste shpirtin”, shkruan Hajdari në Instastory duke kujtuar “performancën e “mami Monës” siç njihet në rrjetet sociale, gjatë festës së 15 vjetorit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Duket një sulm i përqëndruar i Hajdarit ndaj figurave më të larta të opozitës, duke lënë të hapur mundësinë e hamendësimeve, se është e kursyer ndaj Ramës e Veliajt dhe e ka një arsye të fortë që është e tillë. Dihet tashmë, se Rudina Hajdari është një mikeshë e ngushtë e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxës. /Pamfleti

Politike