Aktualitet19 Prill 2019, 12:49

Rudina Hajdari “sfidon” Berishën, si po merr dalëngadalë terren në PD. Patozi anon nga vajza e Azemit

Shkruar nga Pamfleti
Rudina Hajdari “sfidon” Berishën, si po merr

Rudina Hajdari “sfidon” Berishën, si po merr dalëngadalë terren në PD. Patozi anon nga vajza e Azemit

Kauza e saj e qartë, sinqeriteti dhe mungesa e “piruetave” gjatë rrugës për mbrojtjen e kauzës së ndryshimit të sistemit politik ka bërë që ditë pas dite, të fitojë mbështetje tek figurat kryesore në PD, brenda dhe jashtë lidershipit të kësaj partie. Beteja e Hajdarit nuk është me kreun zyrtar të PD Lulzim Basha, por me liderin historik të kësaj partie Sali Berisha, i cili dominon pjesën më radikale të drejtimit të demokratëve. Përmes këtij qëndrimi të prerë, Rudina Hajdari po i merr dalëngadalë terrenin Berishës brenda PD, duke grumbulluar rreth vetes të gjithë ata demokratë që u dhimbset partia, të cilën Berisha i nxori jashtë sistemit. I pari që ka shprehur publikisht mbështetje ka qënë ish nënkryetari i PD Astrit Patozi, i cili e ka quajtur kauzën e Hajdarit fantastike dhe qëndrimin në Kuvend, dinjitoz.

Rudina Hajdari e ka nisur mbarë lëvizjen e saj në krye të opozitës së re në Shqipëri, duke qenë e qartë në kauzat që artikulon dhe mbron.

Këtë e ka treguar që në momentin kur në konsultim me partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, refuzoi të zbatonte vendimin politik të PD për të djegur mandatet e deputetit.

Që në fjalën e parë në Kuvend, vajza e Azem Hajdarit në ligjërimin e saj politik artikuloi fort dhe prerë nevojën për ndryshimin e sistemit, për t’i dhënë fund shkeljes së demokracisë në partitë politike shqiptare.

Në argumentin e saj për këtë qëndrim të fortë dhe që nuk ka çeduar për asnjë moment nga ai, ka qenë fakti se mungesa e kësaj demokracie në parti, me ardhjen në pushtet, implementohet në të gjithë hallkat e shtetit dhe të qeverisjes.

Sipas Patozit ky është përfaqësim dinjitoz i zgjedhësve në Parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë, duke i uruar opozitës së re punë të mbarë në misionin e saj.

“Me këmbë të mbarë! Urimet më të mira dhe suksese Grupit Parlamentar Demokrat!

Opozitë të fortë dhe denoncim të qeverisë së korruptuar, në mbrojtje të interesit publik. Përfaqësim dinjitoz të zgjedhësve në parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë.

Fantastike kauza për ndryshimin dhe riformatimin e sistemit politik në Shqipëri, si rruga e vetme për ta nxjerrë shoqërinë nga nofullat e partitokracisë, e cila ushqen korrupsionin, autoritarizmin, padrejtësisë, abuzimin me pushtetin, dhe mbi të gjitha deformon hapur dhe qartë vullnetin e qytetarëve.

Beteja dhe fitorja e kësaj kësaj kauze është parakushti kryesor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.”, shkruan Patozi.

Një mbështetje e qartë e njërit prej kritikëve më të mëdhenj të Bashës, por dhe të Berishës, ndaj të cilit jo pak akuza ka lëshuar, duke i faturuar një pjesë të përgjegjësisë për situatën e veshtirë në të cilën gjendet PD.

Në këtë këndvështrim, kryetarja e grupit të ri parlamentar të PD Rudina Hajdari por merr hap pas hapi terren brenda PD, duke ngushtuar ndjeshëm hapësirën dominuese të Berishës në PD./Pamfleti

 

Kryesore Patozi anon nga vajza e Azemit Rudina Hajdari “sfidon” Berishën si po merr dalëngadalë terren në PD