Showbiz11 Shtator 2019, 14:07

Rudina Magjistari zhgënjen ndjekësit, plas sherri me komente mes tyre

Shkruar nga Pamfleti
Rudina Magjistari zhgënjen ndjekësit, plas sherri me komente mes tyre

Rudina Magjistari zhgënjen ndjekësit, plas sherri me komente mes tyre

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të njohura. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe deri më sot shquhej për një raport të mirë me ndjekësit.

Mirpo së fundmi veprimet e Rudinës duket se kanë acaruar ndjekësit. Ajo ka pasur të ftuar dy ditë më parë në emisionin e saj Blendi Fevziun, ku kanë komentuar pushimet e këtij të fundit. Kjo ka irrituar shumë ndjekës të emisionit, që i shkruajnë asaj se nuk i intereson njeriu se ku i ka kaluar pushimet Fevziu.

“E dashur zonja Magjistari, nuk besoj se i intereson popullit shqiptar se si i kaloi  Blendi Fevziu pushimet. Këto mund t’i bisedoni në kafene! Mendoj se populli ynë ka nevojë për mbështetje sociale, ekonomike, psikologjike dhe vetëm me këto emisione, nuk mund t’i ndihmoni dot, por i ngatërroni më shumë”, i shkruan një komentuese Magjistarit.

Ndërsa Rudina Magjistari i përgjigjet:

“Zonjë, mbështetjen social-ekonomike duhet ta kërkoni tek institucionet shtetërore, atë psikologjike tek ekspertët e shëndetit mendor.

Televizioni ka për detyrë të informojë, argëtojë dhe edukojë, detyra të cilat përpiqemi t’i bëjmë çdo ditë me shumë përkushtim.Madje edhe kur kemi pasur mundësi të ndihmojmë, e kemi bërë jo rrallë. Faleminderit që na ndiqni”.

Kujtojmë se këto situata nuk është hera e parë që ndodhin ndërmjet personave publik dhe ndjekësve të tyre, mbetet për tu parë në vijim se si do të shkojë raporti i saj me ndjekësit.

Showbiz plas sherri me komente mes tyre Rudina Magjistari zhgënjen ndjekësit