Aktualitet12 Shtator 2019, 14:57

Rudina, pyete Saliun se përse prej 21 vitesh, s’shkon në prokurori dhe nuk përgjigjet 50 pyetjeve për vrasjen e babait të

Shkruar nga Pamfleti
Rudina, pyete Saliun se përse prej 21 vitesh, s’shkon në

Rudina, pyete Saliun se përse prej 21 vitesh, s’shkon në prokurori dhe nuk përgjigjet 50 pyetjeve për vrasjen e babait tënd

MEQË MAMAJA JOTE NUK PYET, NGAQË E BËNË GJYQTARE NGA “KLASA PUNËTORE” DHE ME BIZNESE KULLASH/ Prej 2 dekadash, lideri mbi tokë Sali Berisha; vazhdon derdh lotë “dhimbjeje” e hedh lule plastike mbi mermerin dhe bustet e liderit që u çua nëntokë me skenar kurthi pabesie tropojanësh brenda PD  e nga plumba tropojanësh  tek pragu i saj

Ju zonja Rudina, ishit 11 vjeçe e 1 muaj (15 gusht 1987), kur grupi i tropojanëve, vrau babain tënd tropojan tek oborri i PD, nxjerrë në kurth prej mbledhjes, nga një lider tropojan brenda PD, pas njoftimit të mbesës së tij tropojane, se qitësit ishin gati për veprim.

Kanë kaluar 21 vjet, qysh prej asaj dite, kur ti e qave si baba; mamaja jote me 8 klasë shkollë e qau si humbje burimesh financiare, vëllezërit dhe motrat e vajtuan si humbje privilegjesh; idealistët demokratë u pikëlluan vertetë, ndërsa Sali Berisha e vajtoi ditën… Azemin e vrarë natën.

Vetëm 1 orë pas vrasjes, pasi u garantua prej lajmit të Bajramit nga spitali, se “Azemi na la”, Sali Berisha shkoi intervistoi e “instruktruktoi” në spital dhe e rrëmbeu tinëz, duke e strehuar në një bazë ilegale jashtë Shqipërisë, truprojen e plagosur tropojan Zenel Neza, të cilin as drejtësia nuk e ka thirrur deri sot; ndërkohë që Izet Haxhia e kërkon si dëshmitar në gjyqin e rihapur.

Pas këtij “shërbimi që duhej bërë”, Berisha doli në mesnatë në ballkonin e PD dhe deklaroi, se vrasës ishin Fatos Nano e Skënder Gjinushi, për të cilët, u betua “në nderin dhe emrin e gjakut të Azemit”, se do çonte provat në prokurori; ndërsa kur të vinte pushtet, do t’i dënonte.

Rudina! Meqë Saliu prej 21 vitesh nuk po shkon në prokurori dhe u bë mik me Nanon e “harroi” Gjinushin, dhe meqë mamaja jote po hesht po prej kaq vitesh; ngaqë Berisha-Nano e bënë gjyqtare nga “klasa punëtore” me 8 klasë shkollë e me biznes pallatesh 10-kate; mendojmë se sot, që je 32 vjeçe e deputete, duhet ta pyesësh “gjysh” Saliun, se përse nuk u përgjigjet 50 pyetjeve, që kanë lidhje me të dhe me vrasjen e babait tënd.

Në linkun në vijim, janë 50 pyetjet, të cilave Sali Berisha nuk po u përgjigjet; megjithëse janë publikuar dhe i janë adresuar direkt nga redaksia “PAMFLETI”, tashmë futur si lëndë hetimore dhe në dosjes e rihapur “Hajdari-Haxhia”./Pamfleti

LEXONI 50 PYETJET:  https://pamfleti.net/perballja-ja-50-pyetjet-qe-izet-haxhiaj-do-ti-drejtoje-te-akuzuarit-sali-berisha-ne-gjyq-lidhur-me-vrasjen-e-azemit/

Kryesore pyete Saliun se përse prej 21 vitesh Rudina s’shkon në prokurori dhe nuk përgjigjet 50 pyetjeve për vrasjen e babait tënd