Kosova20 Tetor 2019, 12:55

Rugova apo Kurti? Ja kush është lideri më i votuar në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Rugova apo Kurti? Ja kush është lideri më i votuar në

Rugova apo Kurti? Ja kush është lideri më i votuar në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosjes arriti të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit, duke siguruar mbi 200 mijë vota.

Kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti arriti që të sigurojë 185 mijë vota, duke u bërë kështu lideri më i votuar, shkruan Indeksonline.

Disa e kanë quajtur rekord numrin e votave që Kurti ka marrë në këto zgjedhje.

Por, të dhënat tregojnë diçka tjetër.

Ish-kryetari i ndjerë i LDK-së, Ibrahim Rugova është njeriu që ka arritur të marrë ndonjëherë më së shumti vota në zgjedhje.

Në zgjedhjet e vitit 2001, sipas të dhënave në faqën e KQZ-së, LDK kishte marrë 359 mijë e 851 vota.

Nga këto të dhëna mund të themi se Ibrahim Rugova vazhdon të mbetet lideri më i votuar ndonjëherë në Kosovë./Indeksonline

Prishtine Albin Kurti Ibrahim Rugova ish-kryetari i ndjerë i LDK kreu i LVV