Bota26 Mars 2018, 12:49

Rusia kërcënon ashpër Britaninë, po stërvit vrasës që presin urdhra për të sulmuar

Shkruar nga Pamfleti
Rusia kërcënon ashpër Britaninë, po stërvit vrasës

Rusia kërcënon ashpër Britaninë, po stërvit vrasës që presin urdhra për të sulmuar

Sipas zyrtarëve  të Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, një ekip agjentësh sekretë rus të trajnuar është dërguar nga presidenti Vladimir Putin në Britani, të cilët po presin urdhrat e tij për të goditur Britaninë e Madhe.

Agjentët janë trajnuar për të vrarë zyrtarët e Britanisë, siç ndodhi dhe me helmimin e i ish spiunit të KGB-së Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

Presidenti Putin mund t’u ketë thënë gjithashtu atyre të mbledhin informacione për infrastrukturën kryesore në Britani, duke përfshirë fuqinë e këtij vendi, shëndetësisë, ushtrinë dhe policinë.

Sipas mediave vendase në Britaninë e Madhe mund të nisë një sulm i projektuar për të shkaktuar anarki nga këto emigrantë të paligjshëm, të dyshuar si të dërguar nga presidenti Putin.

Në një intervistë të bërë nga mediat britanike me një zyrtar të inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar tha se “qëndrimi që po mban Kremlini ndoshta është e njëjtë me atë që po mban Perëndimi, por agjentët e dërguar në Britani mund të bëjnë një dëm shumë të madh.”

Agjentët e dërguar janë konsideruar se janë opsioni i fundit për presidentin Putin pasi i kanë mbaruar opsionet e tjera.

Bota po stërvit vrasës që presin urdhra për të sulmuar Rusia kërcënon ashpër Britaninë