Aktualitet 6 Prill 2018, 07:49

Rusia po sponsorizon PD? Rrëfehet Donald Lu: Prokuroria na ka kërkuar dokumentet

Shkruar nga Pamfleti
Rusia po sponsorizon PD? Rrëfehet Donald Lu: Prokuroria na ka kërkuar

Ambasadori Lu rrëfen historinë prekëse: Jam gati të mbledh monedhat e mia për të mbështetur fëmijët e Shqipërisë

Në një intervistë të gjatë ne studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, ka rrëfyer më shumë se 3 vitet e shërbimit në Tiranë. Për Donald Lu, Reforma në Drejtësi dhe kapja e “peshqve të mëdhenj”, është në rrugë të mbarë.

Ai është përgjigjur edhe për çështjen e dhënies së parave ruse për PD-në dhe ka treguar detaje lidhur me atë që di SHBA-ja.

Z. Ambasador, sepse e di që koha është e kufizuar. E para, në Shqipëri ka një debat të madh për një kontratë PR nënshkruar nga PD dhe një person në SHBA që është një kompani PR në SHBA. U botua nga “Mother Jones” një investigim që thoshte se ato para vinin nga Rusia dhe nga Kremlini. Cili është opinioni juaj, e para, dhe e dyta, a ka një hetim në SHBA për këtë çështje? Nuk flas për hetimin e madh për ndikimin rus në zgjedhjet e SHBA.

Ne, qeveria e SHBA-ve dimë shumë për këtë çështje. Në SHBA, lobimi pranë qeverisë së SHBA-ve është i ligjshëm, përfshi lobimin nga ente të huaja, fuqi të huaja, në këtë rast një parti politike. Por për të lobuar në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të ligjshme, lobisti duhet të bëjë deklarime publike të kontratave, të financave dhe të aktiviteteve që ndërmerr, në këtë rast për PD.

Pra, çdo gazetar, çdo qytetar mund të hyjë në faqen e Departamentit të Drejtësisë dhe të gjejë të gjitha këto hollësi, të gjitha kontratat, dhe shifrat. Pra, dimë shumë dhe kemi ditur në fakt për gjashtë muaj se çfarë ndodh me këtë rast. Janë dy çështje këtu. Njëra çështje është, nëse janë shkelur ligje në Shtetet e Bashkuara apo në Shqipëri.

Në SHBA mund ta dini se kemi ligje kundër të huajve që ofrojnë para për fushata politike. Në Shqipëri, dimë që Luli Basha ka kërkuar nga Prokuroria të hapë një hetim. Kanë hapur një hetim dhe janë në proces për t’i kërkuar SHBAve, qeverisë së SHBA-ve dhe prokurorëve të SHBA-ve, për dokumente për këtë çështje. Pra, ka një hetim të hapur në Shqipëri.

Nuk mund të konfirmoj nëse ka një hetim të hapur në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, gjëja e dytë për të cilën dua të flas është çështja e Rusisë, sepse Qeveria e SHBA dhe ambasada jonë janë shumë të shqetësuara për prova në rritje të ndërhyrjes ruse në zgjedhje kudo në Europë. Po e ndjekim çështjen nga shumë afër, nëse rusët kanë dhënë kontribute te lobisti në emër të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një përpjekje shumë serioze nga rusët për të ndërhyrë në zgjedhjet e një shteti anëtar të NATO-s.

Basha tha se është Rama ai që mbështet investimet e rusëve në Shqipëri. Keni ndonjë informacion mbi këtë?

Kemi monitoruar atë që ndodh këtu me rusët nga shumë afër. Nuk mund të them se kemi shumë hollësi për këtë tani, por ju siguroj që ne këtë çështje e ndjekim nga shumë, shumë afër.

Kriminelët në listat e partive, Lu tregon një sekret: Ju nuk shihni gjithçka, por para zgjedhjeve…

Ambasadori amerikan Donald Lu tha sot nga emisioni “Opinion” se SHBA po e ndjekin nga afër edhe hetimin e Elvis Roshit, nese po trajtohet njesoj si zyrtaret e opozites.

“Kriminelet e kanë kuptuar që politika nuk të mbron më. Shikoni rastin e Elvis Roshit, Prengën, kjo gjë nuk të mbron më, tërheq vëmendjen në krimet e tyre. Ky është ligji i dekriminalizimit më i ashpër në Evrope, ndoshta me i ashper ne bote.

Po ashtu me rëndësi është që Kryemadhi, Basha, Rama, të marrin përgjegjësinë për kriminelët që kanë futur në listat e tyre.

S’mjafon t’i thuash ambasadorit amerikan që nuk e dija qe ata ishin kriminele. Ata Janë të vetmit njerëz që kanë fuqi të zgedhin dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për njerëzit që fusin në lista.

Kam folur me Ramën dhe Bashen, të cilat kishin kriminele në listat e tyre. Do të them një sekret, ka pasur politikane dhe parti që kanë hequr njerëz nga listat e tyre pa shumë zhurmë, ju nuk shihni gjithcka që ndodh por ka pasur përparim të madh edhe para zgjedhjeve, në heqjen e ketyre njerëzve”.

Donald Lu: S’mund të ketë arrestime natën, çfarë i thashë Ramës e Bashës

Duke komentuar protesten e dhunshme te shtunen ne Kukes, ambasadori amerikan Donald Lu tha se të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht, përfshi dhe Kukësin.

“Në Shqipëri, të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht, përfshi në Kukës. Dhe e kuptoj njerëzit në Kukës janë të inatosur. Nuk kanë të drejtë të shkojnë të djegin kabinat e toll-eve, nuk kanë të drejtë të gjuajnë me gurë policinë. Në të njëjtën kohë, policia nuk ka të drejtë të lëndojë protestuesit apo të kapin njerëzit për arrestime masive në mes të natës. I kam bërë thirrje Kryeministrit dhe kreut të opozitës që tani të tregojnë vetëpërmbajtje, që secili të ruajnë qetësinë dhe që kjo të zgjidhet me anë të dialogut”, tha Lu ne “Opinion”.

Blendi Fevziu:Ambasador, këta njerëz mendojnë se qeveria iu shërben më shumë pesë a gjashtë të pasurve. Disa përdorin termin ‘oligarkë’ por unë nuk dua ta përdor sepse mendoj se nuk është real, që qeveria nuk i shërben popullsisë së vendit.

Ambasadori Lu: Rruga u ndërtua shumë kohë përpara se të vija në Shqipëri. Kam lexuar një pjesë të historisë për të, edhe historinë e ndërlikuar të koncesionit. Të jem i sinqertë, shumica e kësaj nuk përbën shqetësim për qeverinë e SHBA apo për mua. Ajo që më shqetëson është dhuna e mundshme. Prandaj më lejoni të bëj thirrje përsëri që protestuesit të jenë paqësorë, që qeveria dhe policia të qëndrojnë paqësorë, kjo është përparësia numër një për qeverinë e SHBA këtu.

Blendi Fevziu:Por reagimi i opozitës në vend, Ambasador, PD dhe LSI, kanë bërë thirrje për mosbindje civile. Nuk është hera e parënë fakt, edhe në 2016 bënë thirrje për një protestë të tillë. Çfarë mendoni për këtë vendim të opozitës?

Ambasadori Lu:Në çdo demokraci, njerëzit duhet të ngrenë zërin. Po ashtu, kanë të drejtë që në mënyrë paqësore të mos lejojnë qeverinë e tyre të kryejë abuzime, por duhet ta bëjnë këtë paqësisht. Nëse do të bllokojnë rrugë, të mos paguajnë taksa, apo të bëjnë veprimtari të tjera të jashtëligjshme, duhet të jenë të përgatitur për pasojat ligjore. Shtetet e Bashkuara kanë një traditë të gjatë me mosbindjen civile, por ata persona, ata protestues kanë qenë të përgatitur të shkojnë në burg për bindjet e tyre.

Blendi Fevziu:Opozita mendon se qeveria nuk dëgjon për asgjë. Gjërat që kërkojnë ata janë gjëra që kërkojnë njerëzit. Çfarë mendoni në këtë rast? Sepse kemi një përplasje të madhe për këtë: opozita thotë se qeveria nuk reagon ndaj kërkesave të njerëzve dhe qeveria thotë se opozita po përdor disa probleme lokalepër të luftuar qeverinë.

Ambasadori Lu: Kam parë që Edi Rama ka bërë thirrje për dialog në këtë rast. E mbështes këtë. E mbështes zgjidhjen e kësaj çështjeje me dialog. Opozita ka thënë s’ka dialog nëse nuk lironi njerëzit nga burgu. Epo, të shohim nëse do ndodhë kjo. Mendoj se tani ka një çështje ligjore kundër personave që dogjën kabinat e toll-eve. Nuk e di nëse Edi Rama mund që thjesht t’i thotë gjykatës të lirojë njerëzit nga burgu.

Aktualitet Rusia po sponsorizon PD? Rrëfehet Donald Lu: Prokuroria na ka kërkuar dokumentet