Sport 2 Nëntor 2018, 15:01

Sa i pafat Milani, dëmtohet lideri i ekipit të Gattusos

Shkruar nga Pamfleti
Sa i pafat Milani, dëmtohet lideri i ekipit të Gattusos

Dy fitore radhazi dhe vendi i katërt në renditje kanë kthyer humorin te Milani, por kanë mjaftuar disa analiza dhe teste mjekësore, përveç se një radiografi, për të rikthyer retë mbi kokën e Gennaro Gattuso. Lucas Biglia, që u dëmtua pak përpara ndeshjes me Genoan, do të mungojë nga 6 deri në 8 javë.

Një dëmtim në pulpë, te një plagë e vjetër që ishte mbyllur. Kështu, argjentinasi, që është edhe lideri i mesfushës, do të duhet të qëndrojë në bokse thuajse dy muaj, sipas asaj që shkruan “Sky”.

Në vend të tij, Gattuso duhet të gjejë një zgjidhje. Bakayoko nuk duket njeriu i duhur, ndërsa Montolivo ka krisur raportet me trajnerin. Jose Mauri dhe Bertolaçi gjithashtu nuk merren parasysh. Sa i përket Calabria, do të humbë vetëm ndeshjen me Udinese, teksa Bonaventura pritet të kthehet.

Sport Genaro Gattuso Milan