Showbiz 9 Gusht 2018, 20:13

Sa të gjatë i keni flokët? Ja çfarë duhet të dini për veten!

Shkruar nga Pamfleti
Sa të gjatë i keni flokët? Ja çfarë duhet të

E dije që edhe gjatësia e flokëve të tua mund të tregojë diçka për personalitetin tënd? Edhe pse mund të duket e pamundur disa karakteristika tuajat duken që në paraqitje.

Flokë të shkurtër

Ke një karakter të qetë dhe shumë të pëlqyeshëm, ke shumë dëshirë të bësh miq të rinj. Shpesh merr vendime pa menduar. Nga ana tjetër kur duhet të përballesh me problem di të përshtatesh dhe të gjesh metoda për t’u marrë vesh. Flokët e shkurtër tregojnë se jeni praktike, ekstroverte dhe që dashuroni eksperimentet.

Flokë të gjatë deri tek shpatullat 

Kanë një personalitet të thjeshtë por të drejtpërdrejtë. Mendojnë dhe veprojnë shpejt, shpesh janë egocentrikë. Gratë me këtë gjatësi flokësh janë të drejpërdrejta dhe dinë si të sillen. Kanë shpirt të lirë dhe e duan aventurën.

Flokë me gjatësi mesatare

Ato që zgjedhin këtë gjatësi flokësh janë shpesh të pakënaqura me pamjen e tyre. Janë eksperte në trajtimin e të tjerëve dhe e kanë shumë të lehtë të bëjnë miq dhe ti mbajnë. I pëlqen eleganca dhe për fat të mirë nuk i mungon. Kanë përsonalitet të ndryshueshëm dhe kërkojnë gjithnjë ekuilibrin në çdo situatë.

Flokë të gjatë

Gratë me flokë të gjatë pavarësisht moshës, jetojnë në botën e ëndrrave. Nëse je njëra prej tyre duhet të jesh e dashuruar me romanet romantike dhe je duke pritur princin e kaltër. Sa i takon meshkujve je selektive, kërkuese dhe xheloze. Bie shpesh në dashuri dhe je tepër e ndjeshme.

Kuriozitete