Sport28 Mars 2018, 09:33

Sabatini jep dorëheqjen nga Interi, enigmë arsyet

Shkruar nga Pamfleti

Sabatini jep dorëheqjen nga Interi, enigmë arsyet

Interi kapet nga zhvillime të brendshme në prag të duelit derbi me Milanin dhe në fundin e sezonit, që do të thotë se situata nuk është aspak e qetë te zikaltrit dhe kjo mund të ketë ndonjë prapavijë mosmarrëveshjesh midis drejtorit të dorëhequr Valter Sabatini dhe zyrtarëve të lartë të klubit. Sabatini ka dhënë dorëheqjen sot nga posti i drejtorit teknik të Interit. Palët kanë arritur marrëveshjen për prishjen e parakohshme të kontratës, me klubin “Zikaltër” që i uron suksesi drejtuesit italian në eksperiencën e radhës.

Drejtori sportiv, Piero Ausilio, mbetet përgjegjësi i vetëm i zonës teknike të Interit për merkaton.  Largimi i Sabatinit, që iu bashkua Interit bashkë me Spallettin, erdhi vetëm pak orë pas shkarkimit të Fabio Kapellos nga posti i trajnerit të Jiangsu Suning. Duket një koicidencë, por në futbollin italian gjërat nuk janë aspak rastësi, prandaj dueht parë pse ndodhi kjo lëvizje në këtë moment. /Pamfleti Sport

codramol
smile

Sport