Aktualitet19 Qershor 2019, 11:03

Saimir Tahiri del nga seanca gjyqsore që u shty përsëri: Ky proces është politik, kanë 2 vjet që e zvarrisin

Shkruar nga Pamfleti
Saimir Tahiri del nga seanca gjyqsore që u shty përsëri: Ky

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar sot në gjykatë që të zhvillohet gjyqi ndaj tij. Tahiri pasi u shty sërish seanca për të ka folur për mediat ku e ka quajtur procesin ndaj tij, kryekëput politik.

“Dua të bëhet gjyqi im. Ka dy vite që zvarritet gjyqi im. Nuk dua të shtyhet seanca çdo 15 ditë. Dua të bëhet gjyqi im. Të gjykohem çdo ditë. Të shkoj përpara, të mos humb kohë. Boll kohë është humbur. Ju e dini shumë mirë që gjykimi i shkurtuar s’është pranim i fajësisë. Më vjen keq që jeni në kufijtë e abuzimit me pyetje.E kam boll një gjyq politik nuk kam nevojë të bëj politikë këtu jashtë. Mendova dhe mendoj se nuk ka nevojë të zvarritet ky gjyq. Kam arsye të besoj se ka shumë të cilët janë të interesuar që kjo situatë të vazhdojë kjo, unë të zvarritem në procese gjyqësore dhe nuk janë të interesuar për drejtësi. Unë jam i vetmi i interesuar për drejtësi. I kërkova gjykatës që mundësisht t’i bëj seancat ditë për ditë. Ka dy vjet që zvarritet kjo histori. Unë jam hetuar personalisht në Itali dhe prokuroria e antimafias në Itali dhe gjykatat e dhanë verdiktin e tyre dhe thanë që Saimir Tahiri nuk ka pikën e lidhjes me këtë histori. Ajo karroca është vetëm materialet e Italisë.”-tha Tahiri.

Aktualitet