Lidhja e Saimirit me Meri Murrizin, produkt i spektaklit Love Story, nuk kaloi pa thashetheme e spekulime. Gjithsesi, ajo që në fillim dukej si ‘skenar i Verës’, përfundoi në një lidhje dashurie, e cila mesa duket i paska rrënjët e thella.
Princi modern në fund të rrugëtimit zgjodhi Merin si partneren e tij.
Vajza tjetër Generda u duk se pranoi fatin e saj dhe doli nga skena.
Mirëpo vumë re diçka që na tërhoqi vëmendjen në Instagramin e kësaj të fundit. Saimiri nuk e ndjek më Generden në Instagram, ndërsa ajo vazhdon ta ndjekë. Mos ndoshta e ka detyruar Meri ta heqë??