Aktualitet18 Shtator 2018, 22:12

Sajoi vetëvrasjen dhe ja dërgoi të dashurës me video, shqiptari e pëson keq

Shkruar nga Pamfleti
Sajoi vetëvrasjen dhe ja dërgoi të dashurës me video,

Sajoi vetëvrasjen dhe ja dërgoi të dashurës me video, shqiptari e pëson keq

Për ta detyruar ish-të dashurën të kthehej me të, një 39-vjeçar shqiptar ka inskenuar vetëvrasjen e tij duke xhiruar një video ku shfaqej me armë në kokë. “Lamtumirë dashuria ime”, i ka thënë ai ish-të dashurës dhe i ka dërguar videon. E tronditur vajza ka telefonuar policinë të cilët kanë shkuar në banesën e shqiptarit me banim në Itali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policët e kanë gjetur shqiptarin të relaksuar në divan, shëndoshë e mirë, bëjnë të ditur mediat italiane. Policia ka bërë kontroll në banesë dhe aty kanë gjetur armë, fishek të kalibrit 38, armën që kishte përdorur në video që ishte gjysmë-automatike Glock dhe kaq ka mjaftuar që 39-vjeçari të përfundojë në pranga.

Sociale