Sport25 Prill 2018, 06:44

Salah zbret nga “froni” Ronaldon, tani është kryesues si golashënues europian

Shkruar nga Pamfleti
Salah zbret nga “froni” Ronaldon, tani është kryesues si

Salah zbret nga “froni” Ronaldon, tani është kryesues si golashënues europian

Mbrëmja e djeshme në Champions League midis Liverpulit dhe Romës ishte me të vërtetë spektakolare. Ishte një nga ndeshjet më të bukura të këtij kompeticioni, teksa anglezët morën dhe një fitore të merituar 5-2, duke hedhur një hap përpara drejt kualifikimit në finale e madhe.  Në këtë ndeshje shkëlqeu egjiptiani Mohamed Salaha, i cili shënoi dy gola dhe dha dy asiste.

Dy golat e mbrëmshëm e kanë çuar në 43 total numrin e golave të shënuara nga Salah deri tani këtë sezon, që nënkupton se ylli i Liverpulit e ka tejkaluar Kristiano Ronaldon si golashënuesi më i mirë në kontinent në të gjitha garat. Një gol më shumë, por është domethënëse shifra.

43 golat e Salah kanë ardhur në vetëm 47 ndeshje, edhe pse Ronaldos ia janë dashur vetëm 39 ndeshje për t’i realizuar 42 gola. Lorenzo Insigne i Napolit e kompleton top treshen me 41 gola në 45 ndeshje, derisa Lionel Messi është i katërti me 40 gola në 50 paraqitje. Një ecuri e tillë tregon se “Faraoni” vec po ngjitet dhe mund të rrëmbejë gjithcka këtë edicion. /Pamfleti Sport

Sport