Kosova24 Mars 2022, 16:55

Samiti i NATO-s, Presidenti kroat kërkon anëtarësimin e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i NATO-s, Presidenti kroat kërkon anëtarësimin e

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në Samitin e të enjtes të NATO-s të mbajtur në Bruksel, ka propozuar që Kosova të integrohet e të bëhet shtet anëtar i aleancës. Milanoviç ka thënë se katër anëtarë të aleancës ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. “Kam propozuar që Kosova të integrohet, që më në fund të bëhet një shtet i plotë”, shtoi Milanoviç.

Ai tha se në samitin e NATO-s është përmendur rajoni dhe rreziqet e mundshme nga destabilizimi si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Por, sipas tij, nuk janë përmendur Serbia e Kosova. “Rajoni është përmendur, Bosnja-Hercegovina si shtet që pretendohet se është më i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por Serbia e Kosova nuk u përmendën”, tha Milanoviç për emdiat kroate. Presidenti kroat tutje theksoi se Serbia është në një krizë identiteti.

Prishtine #milanovic Kosova NATO presidenti kroat